INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 milionë britanikë në rrugë, kërkojnë referendum për Brexit dhe dorëheqjen e kryeministres

1 milionë britanikë në rrugë, kërkojnë referendum për Brexit dhe dorëheqjen e kryeministres

Publikuar më: 18:30 24-03-2019

Më shumë se 1 milion njerëz në rrugët e Londrës po protestojnë kundër Brexit dhe kërkojnë një referendum të ri.

Situata në Londër është bërë kritike pasi kryemistria Theresa May ka kërkuar vonimin e largimit e Britanisë e Madhe nga Europa duke treguar se Britania nuk është gati për Brexit. Populli i Britanisë është tronditur nga situata politike që ka sjellë rënien e ekonomisë Britanike dhe tashmë largimi nga Europa nuk duket si një mendim i mirë.

Nga ana tjetër me shumë se 1 milion njerëz po kërkojnë largimin e Theresa May dhe një referendum të ri. Sipas BBC shumë deputetë kanë ngritur një aleancë dhe do kërkoinë largimim e kryeministës që Britania të mund të rishikojë për largimin nga Europa.

Theresa May pritet që të bëjë të hënën në Parlament një votim të tretë për shtyrjen e Brexit në fund të Prillit. Pritet që votimi të jetë si 'patatja e nxehtë' dhe nëse May nuk e fiton me shumë mundësi do të japi dorrëheqien sipas BBC.

Article Logic
Execution time: 0.0033278465270996