Duket se Rob Kardashian është në periudhën e tij më të mirë.
Ai nuk u vu në qendër të vëmendjes vetëm për faktin që i propozoi për martesë të dashurës Blac Chyna me një unazë diamanti, por edhe se do të bëhej baba. Sipas TMZ, ylli i i Keeping Up With The Kradashians mund të shesë fotot e para të fëmijës për atë që ofron shumën më të madhe të parave.
Ky site ka kontaktuar me shtatë agjencitë dhe konsensusi i përgjithshëm është se fotoja do të kushtojë të paktën 1 milionë dollarë. Shitja e fotove të fëmijëve ka qenë një burim i mirë të ardhurash për yjet e showbizzit duke përfshirë Brad Pitt dhe Angelina Jolie , ( të cilët thuhet se kanë dhënë 6 milionë dollarë për bamirësi), apo Jennifer Lopez e cila flitet se ka marrë më shumë se 1 milionë dollarë për fotot e binjakëve të saj Max dhe Emme. Sidoqoftë, familja Kardashians ka një mënyrë jetese mjaft fitmiprurëse.