E publikoi të premtën klipin e saj me titull “Dua” dhe mesa duket fansat e Encës kanë rënë në dashuri me klipin e ri të këngëtares.
Për më pak se 24 orë nga publikimi, videoja muzikore e kësaj kënge ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube.
Me një postim në Instagram, Enca është shprehur e entuziazmuar me këtë sukses duke pohuar se ky është një rekord i ri personal për të.
“1.000.000 për më pak se 24 orë. Mendoj se ky është rekordi im personal për një këngë solo. Faleminderit Zotit. Faleminderit miqve të mi mahnitës dhe stafit të punës dhe falënderimi më i madh për të gjithë ju për mbështetjen e madhe të papritur dhe mirëkuptimin. Më keni emocionuar më shumë se kurrë sot (e shtunë)”, ka shkruar Enca në një postim në Instagram.