INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 mln Note 7 tërhiqen nga tregu amerikan

1 mln Note 7 tërhiqen nga tregu amerikan

Publikuar më: 13:02 16-09-2016

Autoritetet amerikane dërguan një kërkesë formale në adresë të Samsung për të tërhequr nga tregu pajisjet Note 7, tek të cilat edhe vetë kompania ka njohur një avari me baterinë. Problemi bën që pajisja të nxehet tej mase dhe të shpërthejë në flakë. Kërkesa e autoriteteve amerikane është thjesht formalitet në respektim të ligjit pasi vetë Samsung ka nisur prej ditësh një thirrje vullnetare për dorëzimin e pajisjeve të blera nga klientët e saj në SHBA.

Në total, gjiganti teknologjik koreano-verior thotë se janë rreth 2.5 milionë pajisje të tilla në mbarë botën dhe pjesa më e madhe e tyre është shitur në pikërisht në Shtetet e Bashkuara, rreth 1 milion. Problemi u has fillimisht në Korenë e Jugut, ku u raportua se bateritë shpërthenin në flakë në disa raste gjatë dhe pas karikimit.

Në një deklaratë zyrtare të disa ditëve më parë, Samsung u shpreh se ka identifikuar problematikën dhe fton të gjithë klientët e saj që ende zotërojnë një pajisje të tillë që ta dorëzojnë për verifikim.

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439