INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

1 mln $ për kompjuterat. Firma nga Koreja pranon të paguajë shpërblimin [VIDEO]

Publikuar më: 12:29 21-06-2017

Kompania koreano-jugore e webit Nayana ka rënë dakord të paguajë një shpërblim prej 1 milion dollarë për të zhbllokuar kompjuterët e bllokuar nga hakerat. Bëhet fjalë për një pagesë rekord , megjithëse vlen të përmendet se shumë pagesa që janë dhënë në këmbim të zhbllokimit nuk bëhen kurrë publike nga kompanitë.  Shefi ekzekutiv i Nayana zbuloi se hakerat fillimisht kërkuan 4.4 milion dollarë, pagesë në bitkoin. Ekspertët e sigurisë paralajmëruan se firmat nuk duhet të paguajnë shpërblime të tilla ose të hyjnë në negociata me hakerat. Angela Sasse, drejtore e Institutit në Shkencën e Sigurisë Kibernetike, tha se ajo ishte e habitur nga shumë e madhe e shpërblimit që firma bëri publike për pagimin. Duket se Nayana hyri në negociata me hakerat, duke ulur tarifën nga 4.4 milion në më pak se 500.000 dollarë, edhe pse në minutën e fundit, hakerat dyfishuan shumën e negociuar në $ 1 milion. Ata besohet se kanë të dhëna të koduara për 153 serverë Linux dhe 3.400 faqe të klientëve. Shefi ekzekutiv i Nayana në një deklaratë të mëparshme, ai tha se sulmi kishte goditur balancën e tij bankare. "Tani jam i falimentuar. Gjithçka me të cilën jam duke punuar për 20 vjet pritet të zhduket nesër në orën 12:00"-deklaroi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045