Policia e Tiranës ka bërë arrestimin e një nëne të re 18-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur.
Sipas policisë së Tiranës, nëna e re ishte larguar nga shtëpia që prej datës 4 maj duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur. Për më shumë se një muaj nëna e re kishte braktisur dy fëmijët e saj. Ndërkohë Policia kishte shpallur në kërkim dhe vetëm një ditë më parë ka bërë të mundur arrestimin e nënës së re. Nuk dihen ende rrethanat e këtij vendimi të nënës 18-vjeçare.
Njoftimi i Policisë:
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasen në kërkim Adelina Duka, 18 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse më datë 04.05.2017, është larguar nga banesa duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur.