INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 në 4 i ri është i papunë, por shifrat e INSTAT flasin për ulje të papunësisë

1 në 4 i ri është i papunë, por shifrat e INSTAT flasin për ulje të papunësisë

Publikuar më: 17:13 12-12-2018

1 në 4 i ri sot është i papunë. Shifra është dhënë nga INSTAT, i cii raporton se shkalla e papunësisë tek të rinjtë është 23.2%.

Megjithatë kjo shifër ka tendencë në rënie sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave. Pavarësisht se shifrat nuk janë optimiste vecanërisht tek të rinjtë, duket se papunësia po ulet sa i përket popullsisë në total në moshë pune.

Sipas të dhënave të INSTAT, niveli i papunësisë ka shënuar rënie gjatë tremujorit të tretë raporton INSTAT. Referuar shifrave të publikuar së fundmi, thuhet se papunësia për moshën 15 vjeç e lart ra në 12.2%, rreth 1.4% në krahasim me një vit më parë.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare në tremujorin e tretë 2018, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,7 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2017, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 2,3 %.

Ndërkohë sipas të dhënave popullsia ekonomikisht jo-aktive, në një pjesa më të madhe merret me punë shtëpiake. Kështu 20,7 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune merreshin me punë shtëpiake. Ose e thënë ndryshë 1 në 5 persona zgjedh që puna e tij e përhershme të jene punët shtëpiake.

Ndërkohë 12,5 % e popullsisë në moshë pune ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 10,6 % në paaftësi të përhershme.

Article Logic
Execution time: 0.0030720233917236