INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 në 4 shqiptarë i varfër, ata paguhen me rroga qesharake

1 në 4 shqiptarë i varfër, ata paguhen me rroga qesharake

Publikuar më: 08:23 24-04-2019

Në një kohë kur çmimet dhe taksat janë rritur ka ende shqiptarë që paguhen me 24 mijë lekë në muaj edhe pse lodhen të paktën për 8 orë në punë në ditë. Nuk janë pak, por 1 në 4 të punësuar që pagoi sigurime shoqërore në 2018 deklaroi pagë 24 mijë lekë në muaj. Në 2018 në raport me vitin 2017 numri i atyre që sigurohen me pagë minimale ka rënë me 3%. Rënia sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore mësohet të këtë ardhur si pasojë e daljes nga skema e rreth 23 mijë të vetëpunësuarve, të cilët siguroheshin me paga minimale.

Kategoria e dytë më e madhe që paguan sigurimeve janë punonjësit me pagë 60-95 mijë lekë në muaj. Kjo kategori punonjësish zë 17% të kontribuesve dhe kryesisht përfaqësohet nga punonjës të administratës publike dhe punonjës të njësive vendore.
Numri i personave që paguajnë sigurime për këtë kategori page u rrit me 0.5% në raport me vitin 2017, dhe kjo erdhi kryesisht prej rritjes së pagave në sektorin shtetëror.
Kategoria e tretë më e madhe për numrin e punonjësve me sigurime janë ta që marrin 24-30 mijë lekë në muaj. Kjo kategori zë 15.1% të totali të punonjësve që paguan sigurime gjatë vitit të kaluar.
Më pas për numrin e lartë të kontribuesve vjen kategoria e pagave nga 30.001-40 mijë lekë në muaj, të cilët zënë 13% të totalit të kontribuesve.
Ndërsa vetëm 4.7% e kontribuesve paguajnë sigurime shoqërore për një pagë mujore më të lartë se 120 mijë lekë.
Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2018 numri mesatar i të punësuarve ishte mbi 1.3 milionë, por numri mesatar i atyre që paguanë kontribute tek sigurimet për efekt pensioni ishte 778.111 persona.
Gjithashtu vërehet se rreth 360 mijë persona që numërohen si të punësuar, nuk kanë paguar sigurime.

Article Logic
Execution time: 0.0032870769500732