Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.
Çifti ka një fëmijë të vogël i quajtur London dhe janë në pritje të një tjetri.
Mirëpo, për të dy ata dita e sotme ka qenë e veçantë pasi festonin pikërisht 1 vjetorin e martesës.
Sara nisi që nga dita e djeshme me postimet romantike nga momentet e dasmës në Itali. Ndërsa sot ajo ka publikuar disa foto të surprizës që i bëri Ledionit këtë përvjetor.
Ai ka shkuar në koncertin e “30 Seconds on Mars” dhe madje ka realizuar edhe një foto me liderin e grupit Jared Leto.
“Për përvjetorin tonë ai donte të shikonte grupin e tij të preferuar”, shkruan Sara.
Një surprizë kjo që padyhsim do të lërë shenjë gjatë në memorien e Ledionit.