Një valixhe e dyshimtë ngriti në këmbë policinë e Tiranës, ndërsa alarmi për bombë rezultoi rremë. Valixhja e braktisur u pikas pas pallatit të Kongreseve.
Pasi u sinjalizua për rastin në fjalë policia mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa rrethoi zonën. Ndërkohë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere, të cilat bënë një shpërthim të kontrolluar, ku rezultoi se valixhja ishte bosh.