INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 Qershori ditë feste apo sensibilizimi. Historia e trishtë e dy fëmijëve [VIDEO]

1 Qershori ditë feste apo sensibilizimi. Historia e trishtë e dy fëmijëve [VIDEO]

Publikuar më: 15:44 01-06-2018
Pamundësia ekonomike ju vështirëson fëmijërinë të vegjëlve. Sot në 1 qershor IN News ka takuar kategori të ndryshme fëmijësh nëpër rrugët e kryeqytetit. Është e trishtueshme kur mëson se dy fëmijë, 11 dhe 12- vjeç, Antonio dhe Alkeo nuk e dinë se ç’datë është sot. E vetmja gjë që dinë të bëjnë është të mbijetojnë përmes lypjes.
‘’Nuk e dimë sa është data, kemi lënë shkollën dhe lypim. 
‘’Rroba duam’’
 
Veç këtyre fëmijë dhe ata me familje me të shëndetëshme sërish nuk janë totalisht të lumtur, pasi situata ekonomike në vend është rënduar. Prindërit dhe fëmijët me sinqeritet thonë se jo çdo dëshirë mund të plotësohet. 
 
Gjithësesi një panoramë krejt ndryshe pamë në mesditë në bulevard fëmijë më të lumtur që janë argëtuar dhe kanë marshuar për të dhënë mesazhin: “Së bashku mund të ndryshojmë botën”. Të veshur kuq e zi, disa me ngjyrën e paqes, me kostume popullore apo me ngjyra të ndryshme ata kanë parakaluar së bashku me simbole, tullumbace, lule e shirita duke sjellë ngjyrat e ‘botës’. Ky marshim është organizuar nga dhjetra shkolla të Tiranës me mbështejen e Bashkisë.
Ndërsa mijëra nxënës të tjerë kanë festuar në ambientet e shkollave.

 
 
 
 
 
34066801_155122388677303_232484964824776704_o.jpg
 
 
 
34063810_155122402010635_588535550344953856_o.jpg
 
 
 
34033874_155122758677266_6541712628962557952_o.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053