INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

1 Qershori nuk vjen për të gjithë fëmijët njëlloj! Shumë pa bukë e të tjerë pa arsim...[VIDEO]

Publikuar më: 08:35 01-06-2018

Nevojat bazike për shumë fëmijë shqiptarë nuk plotësohen në vendin tonë. Raporte të ndryshme flasin se 20% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në varfëri absolute dhe 49% e familjeve me më shumë se 4 fëmijë janë të varfër. 17.4% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në familje me të ardhura më pak se 15.000 lekë në muaj, ndërkohë që ende 2% e fëmijëve jetojnë në familje me zero të ardhura. Besohet se mbi 100.000 fëmijë në të gjithë Shqipërinë janë të rrezikuar nga varfëria!

Edhe investimet publike në fushën e arsimit mbeten në nivele të ulëta. Ato përbëjnë vetëm 2.9% të PBB krahasuar me mesataren 4.5% të vendeve të BE dhe vetëm 35% e shkollave janë të aksesueshme nga fëmijë me aftësi të kufizuar. Braktisja e shkollës arrin në nivelet 20% për fëmijët romë dhe  përmbi 45% e fëmijëve me aftësi të kufizuara!
Po kështu fëmijët janë të pambrojtur nga dhuna, 77% e tyre në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës, ndërsa 56% e të vegjëlve janë viktima të bulizmit. Kjo ndodh në familje, në shkolla dhe institucionet e përkujdesit shoqëror. Kurse 2.000 fëmijë gjenden në situatë rruge, lypin ose shesin në të zezë.
Edhe shëndeti është i pagarantuar, pasi Shqipëria është vendi i parë në Ballkan me vdekshmërinë foshnjore deri në 5 vjeç më të lartë, 13.5 fëmijë për 1000 lindje. E sipas OBSH-së 23.2% e fëmijëve të moshës 0-5 vjeç janë të nënushqyer. Qendrat shëndetësore, sidomos ato në zonat rurale, janë larg zonave të banuara dhe kanë mungesë të theksuar investimesh në aparatura.
1/3 e të gjithë veprave penale në Shqipëri kryen nga fëmijët dhe të rinjtë! Kriminaliteti fëmijëror dhe ai rinor janë kthyer sot në kërcënim serioz për të drejtat e fëmijëve kudo në Shqipëri! Fëmijët përballen me procedura të stërgjatura gjyqësore dhe trajtohen njësoj me të rriturit. Mungojnë institucionet, programet dhe shërbimet e specializuara për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin.

Article Logic
Execution time: 0.0036461353302002