Si sot një vit më parë këngëtari Ergi Dini humbi jetën në një aksident tragjik, ngjarje kjo që tronditi mbarë opinionin publik dhe artin shqiptar.
Nga një aksident me motorr humbën jetën dy të rinj, këngëtari Ergi Dini dhe shoku i tij Kejdi Halili, të dy nga 21 vjeç.
Dy të rinjtë po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.
Sot, 1 vit pas vdekje, nëna dhe motra e Ergit, Mimoza dhe Barbana Dini e kanë kujtuar edhe përmes rrjeteve sociale, duke i dedikuar atij vargje rrënqethëse.