INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 vit përkushtim! Ronela Hajati shpreh dëshirën që do ta diferencojë nga çdo artist tjetër[FOTO]

1 vit përkushtim! Ronela Hajati shpreh dëshirën që do ta diferencojë nga çdo artist tjetër[FOTO]

Publikuar më: 16:01 14-08-2019

Ronela Hajati këtë vit ka mbledhur të gjitha forcat e saj për të sjellë sa më shumë muzikë të mirë tek fansat e saj.

Tre projekte të njëpasnjëshme si “Çohu”, “Dilema” dhe “Lage” padyshim që kanë treguar përkushtimin e këngëtares për dominuar këtë verë.

Dhe tashmë në kulmin e koncerteve, Ronela duekt se ka gati planet për sezonin tjetër.

Në InstaStory këngëtarja ka zbuluar një ndër dëshirat e saj më të mëdha, realizimi i një koncerti recital. Por ajo që këngëtarja kërkon të sjellë në skenë, është një shfaqje që nuk është realizuar nga asnjë tjetër më parë.

Ronela ka shpjeguar me detaje koncertin e thënë dhe nëse realizohet do t’I kushtojë plot 1 vit kohë, gjë e cila padyshim do sjellë diferencën nga e gjithë pjesa tjetër e estradës.

“Mendoj se ka ardhur koha të bëj një koncert recital… Kam aq shumë këngë që dua t’i risjell! Dua të bëj një shfaqje siç askush tjetër nuk e ka bërë, çdo gjë ‘live’, shumë kërcimtarë, një skenë e madhe, drita! Kam kaq shumë ide që nëse i realizoj siç dua, do të jetë një projekt 1-vjeçar mendoj. Nëse duam të bëjmë diferencë”.

-640-0-5d541e934e2ed.jpg

-640-0-5d541e93d6fcf.jpg

-640-0-5d541e945ca90.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0016767978668213