Më 1 shtator të vitit të kaluar, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Në dasmën e tyre ishin të ftuar disa nga emrat më të njohur të ekranit shqiptar. E teksa sot është përvjetori i martesës, Xhensila e kujton duke postuar disa foto të papublikuara më parë nga dita e tyre e rëndësishme.
Këngëtarja postoi në profilin e saj në “Instagram” disa albume me foto, të cilat janë realizuar para 1 shtatorit për klipin e martesës.
Ndërkohë përvjetori i parë i martesës së tyre i gjen prindër të një vajze, të cilën çifti e pagëzoi me emrin Ajka.