INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 arsye pse dashuria është ndjenja më e mirë në botë

10 arsye pse dashuria është ndjenja më e mirë në botë

Publikuar më: 21:21 14-06-2016

1.      Dashuria ju bën të ndiheni të pamposhtur

Dashuria ju bën të ndiheni sikur mund të bëni gjithcka. Qasja juaj drejt jetës është më e shkëlqyer, më e lumtur. Ju keni kurajon të bëni gjëra që nuk e dinit se mund t’i bënit.

2. Dashuria ju jep një frymëzim të paimagjinueshëm

Të qënit në dashuri shërben si muzë. Ju jep një qëndrim që ju bën të besoni se mund t’i qaseni gjithckaje, kudo dhe kurdo. Të qënit i dashuruar ju jep motivim. Sjellja juaj është optimiste dhe gjithmonë pozitive.

3. Dashuria të bën të lumtur 

Kur je i dashuruar, je mrekullisht i lumtur gjithë kohën.

4. Dashuria të bën koke e këmbë romantik

Të rënit në dashuri të bën romantic, Dashuria të jep shpresën se ekziston një person perfekt atje jashtë për ty.

5. Dashuria të bën të eleminosh frikërat

Dashuria të largon frikën. Gjërat të cilave u trembeshit në fillim, zhduken kur je i dashuruar. Ju e dini se keni motivuesin tuaj aty në qoshe, gati për t’ju ndihmuar me cfarëdo t’ju nevojitet. Pothuajse ndiheni i mbrojtur sepse jeni kaq i lumtur.

6. Dashuria ju bën versionin më të mirë të vetes tuaj

Kur jeni i dashuruar, ju jeni versioni më i mirë i vetes tuaj. Jeni i mirë me të gjithë dhe jeni përjetësisht mirënjohës.

7. Dashuria ju bën të pasur

Dashuria ju bën të ndiheni i pasur. Ju nuk shqetësoheni për financat tuaja apo gjërat material sepse ndiheni kaq i bekuar. Ju ndiheni i pasur në një mënyrë domethënëse.

8. Dashuria ju vendos në një gjendje konfuzioni total

DAshuria ju bën konfuzë. Ju trondit bërthamën dhe ju bën të rimendoni cfarë besoni vërtet. Ju mrekulloheni me faktin se si mund të kujdeseni për dikë kaq shumë. Ju jep një dëshirë të zjarrtë- bën t’ju marrë malli për gjysmën tjetër tuajën në mënyra që nuk e kishit menduar se ekzistonin.

9. Dashuria ju bën vetëmohues

Dashuria ju bën të cmendur në kuptimin e plotë të fjalës. Ajo ju inkurajon ë bëni gjëra që nuk i bënit më parë. Ju bën vetëmohues në një mënyrë të tillë që e gjeni veten duke menduar për nevojat e partnerit përpara tuajave..

10. Dashuria ju bën të besoni

Dashuria ju bën optimist. Ju bën të besoni në “jetuan të lumtur përgjithmonë”. Kur jeni single, ju pyesni veten nëse do ta takoni ndonjëherë shpirtin tuaj binjak. Dashuria ju bën të mendoni se është e mundur dhe kur kjo ndodh, është vërtetë, vërtetë e mrekullueshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885