INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 arsye pse është më mirë të jesh beqare

10 arsye pse është më mirë të jesh beqare

Publikuar më: 21:33 17-12-2019

Sigurisht që njihni persona që janë ende beqarë dhe të dëshpëruar se ende nuk kanë gjetur një të dashur.

Në realitet, nëse beqaria merret në mënyrën e duhur, mund të jetë një rast për t’u kujdesur për veten, për të reflektuar e njohur sa më shumë njerëz.


Kështu, për beqarët jepen 10 motive për të shijuar lirinë. Ja cilat janë:

1. Shfrytëzo kohën – Në mungesë të netëve romantikë, shfrytëzoi këto momente të çmueshme për veten. Mund të merrem me kërkimin e një pune të re, nëse është ajo që dëshiron, ose të lexosh apo të ndjekësh një kurs që ti dëshiron shumë.


2. Bëj atë që të bën të ndihesh mirë – Në një fund pasditeje mund të shijosh një kafe në vendin që ty të pëlqen më së shumti. Në fundjavë mund të eksplorosh në një qytet që ti akoma nuk e njeh. Gjërat e vogla në jetë mund të zbukurojnë ditën dhe të japin motive të tjera të bukura.

3. Bëj sport – Gjatë aktivitetit fizik, humori i njeriut rritet. Nga ana tjetër, sporti të ndihmon që të largosh stresin dhe nervat. Një trup i shkathët ka efekt pozitiv në mendje, si dhe rrit vetë-respektin.


4. Mjaft me kritika – Stop së menduari për ish-të dashurin apo mbi gabimet që mund të keni bërë kur ishit me të. Për secilin person në jetën tënde shkruaj atë që ka lënë te ti dhe bëj që ky ndërgjegjësim të jetë një mësim për të ardhmen. Të jetosh me të kaluarën është e kotë, fokusohu në të ardhmen.

5. Ëndrra jote – Të mendosh e të veprosh për ëndrrat e tua, rrit forcën e brendshme dhe të bën me ide më të pasura. Gjithashtu të jep pozitivitet dhe shpresë. Jepini vetes mundësonë për të krijuar një projekt që ju intereson, i vogël apo i madh, do të të japë entuziazëm dhe energji.

6. Pasuria autentike – Miqësitë kur janë autentike, e bëjnë jetën më të bukur. Shfrytëzoje kohen me miqtë dhe mos e humbisni mundësinë për takime të reja. Mund të kalosh një mbrëmje dedikuar për gatimin apo një pasdite për sport, mjafton të jesh në shoqërinë e duhur dhe me njerëz pozitiv.


7. Në dietë për shëndetin – Kur jeni çift, zakonisht nuk përqendroheni tek ushqimet. Darka romantike në restorante të ndryshme, si dhe ushqime të shumëllojshme. Ndërsa teksa jeni beqarë, shfrytëzoni kohën për të gatuar ushqime të shëndetshme për veten, një supë e ngrohtë do të ishte shumë e mirë.

8. Abonimi – Bëni një abonim … në teatër, në kinema, apo kudo ka një aktivitet që frymëzon entuziazmin tuaj. Zgjidhni vendin që nuk ndodhet shumë larg shtëpisë suaj, pasi keni mundësinë të dilni më herët nëse nuk ju pëlqen. Është momenti i duhur për të mbajtur mendjen aktive, mund të zbuloni një hobi të ri, e pse jo mund të takoni njerëz të rinj.

9. Me krenari – Jeni tipi i personit që nuk shkon në restorant ose në kinema vetëm? Dije që ky qëndrim është duke ju kufizuar, sepse ju detyron që të keni nevojë për të tjerët për të bërë atë që ju dëshironi. Është shumë bukur të kesh shoqëri, por është budallallëk të refuzosh të dalësh vetëm.

10. Bëj qejf – Edhe pa një të dashur mund të bësh qejf. Nuk ju bën mirë të rrini të mërzitur duke menduar dhe duke pritur të dashurin e ri, që t’iu ndryshojnë ditët. Jeni autor i jetës suaj dhe shfrytëzoni bukurinë, stimulimin dhe frymëzimin. Duhet të jeni beqar krenarë. Eksperimentoni me kompaninë e vetes suaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215