INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 arsye pse

10 arsye pse "femra tjetër" është gjithmonë më e lumtur

Publikuar më: 12:34 01-02-2017

Ai është seksi, në karierë dhe shumë spontan, por njëkohësisht mashtrues.

Nëse nuk e keni parë ende filmin me Cameron Diaz, “The Other Woman”, që lidhet i gjithi me atë femrën tjetër në jetën e tij, nuk do bënit keq ta shihnit. Ndërkohë më poshtë po ju listojmë disa arsye pse femra tjetër është gjithmonë e lumtur me të, për më tepër kur nuk di se ai ka edhe një bashkëshorte…
1. Ajo po jeton një përrallë të vërtetë, mbushur me lule, vaska me shkumë, shampanjë dhe luleshtrydhe të lyera me çokollatë. Oh, edhe të bukurin e dheut!

2. Duke qënë se ajo është e dashura e tij, ai nuk stresohet me të. Stresin e ka për bashkëshorten apo të dashurën e parë.

3. Ai është shumë romantik pasi çdo gjë lidhet me seksin dhe romancën.

4. Ai di çfarë të thotë dhe i thotë asaj gjithë gjërat që do të dëgjojë.

5. Ajo ka përshtypjen se është përfshirë në lidhjen perfekte dhe ai i është ulur në gjunjë.

6. Ai e trajton atë ashtu siç çdo femër do donte.

7. Ai nuk i kursen kurrë komplimentet për të.

8. Ai i bën surpriza të papritura herë pas here.

9. Ajo nuk është një femër e ligë…thjesht nuk e di se ka përkrah një mashtrues.

10. Ajo po e bën ëndrrën e saj realitet…

11. …derisa zbulon të vërtetën!

 

Article Logic
Execution time: 0.0040988922119141