INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 arsye pse nuk duhet të bëni seks me atë

10 arsye pse nuk duhet të bëni seks me atë

Publikuar më: 15:45 11-04-2017

....edhe pse është i parezistueshëm!

Sa e thjeshtë është t'i mbushësh mendjen vetes për të bërë seks me dikë. Mjaft të përsërisësh që duhet të shijosh momentin, është thjesht seks, apo jo?
JO! Ka shumë arsye pse duhet të mendoheni dy herë para se të shkoni në nivelin tjetër me bukuroshin që mendon se ju ka bërë për vete.

1. Nëse nuk doni, mos e bëni.

Nëse e ke me dy mendje për të shkuar në shtrat me të dhe nuk ndjen emocionin që duhet të ishe duke ndjerë, pse po e bën? Është gjithçka në dorën tënde. Nuk do të mbash askënd pas vetes duke plotësuar çdo dëshirë dhe nevojë. Mbaj mend, dëshirat dhe nevojat e tua vijnë të parat!

2. Mendon se ai do të pëlqejë më shumë.

Nuk funksionon kështu. S'ke pse bind askënd që të të pëlqejë. Seksi është më i bukur kur nuk ngopeni me njëri-tjetrin!

3. Ai është zhdukur së fundmi.

Po. Dhe ti çfarë po përpiqesh të bësh. T'i rikthesh interesin e humbur? Ai anullon plane vazhdimisht, nuk të telefonon. Duke fjetur me të nuk do t'i rregullosh gjërat. Vetëm nëse nuk e ke problem të kaloni një natë bashkë dhe pastaj të mos dëgjoheni më kurrë.

4. Ai ta ka bërë të qartë që nuk do asgjë serioze, por ti do.

Të paktën vlerëso faktin që po tregohet i sinqertë. Por mos fli me të me shpresën se gjërat mund të kthehen serioze. Me shumë gjasa, nuk do të ndodhë, vetëm nëse jeni pjesë e një filmi? A është ky një film? Ku janë kamerat?

5. Ai është i ngjitshëm.

Nëse bën seks me të dhe pastaj kërkon pak distancë, je e gatshme ta durosh teksa qan përpara derës së shtëpisë tënde për orë të tëra duke t'u lutur për një rikthim?

6. E di që ai të pëlqen, por ti po kërkon thjesht një flirt.

Mos bëj seks me dikë thjesht sepse je e eksituar, aq më tepër kur e di që ai ushqen ndjenja për ty. Mbaj mend, ndjenjat e zotërisë kanë rëndësi, njësoj si të tuat.

7. Ai është ish-i i shoqes tënde.

Nëse mendon se është shpirti yt binjak, jepi. Por nëse do vetëm të kalosh një natë me të, ndalo aty! Do ta shkatërroje një miqësi të mirë vetëm sepse përtove të blesh një vibrator që mund të bënte të njëjtën punë, për të mos thënë më mirë?

8. Ish-et e tij janë 'të çmendura'.

Këtu ka dy alternativa. 1. Ai është i çmenduri dhe pasi ndahet nga dikush fillon t'i vendosë lloj-lloj nofkash. 2. E ndjek nga pas një fat i keq dhe tërhiqet nga njerëz të çmendur. Nëse është kjo e dyta, ti je në rregull, por nuk do doje të rrezikoje me të parën.

9. Jeni të dy shumë, shumë tapë!

Kjo nuk është aspak ide e mirë. Të paktën tani që jemi esëll mendojmë kështu. Nuk i dihet kurrë, njëri nga ju mund të pendohet të nesërmen në mëngjes. Bëni diçka të zgjuar, flini pak gjumë dhe nëse të nesërmen në mëngjes keni ende dëshirë të kaloni në fazën tjetër, forca!

10. Ai nuk përdor masa mbrojtëse.

Sado klishe të tingëllojë, mos guxoni kurrë të bëni seks me dikë që nuk përdor prezervativ, sado të eksituara të jeni. Një shoqja ime shkoi me një idiot që nuk pranonte të përdorte prezervativ dhe i dolën lytha! E di, aspak e këndshme!

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494