Të gjithë ne duam të ndjejmë dashuri dhe do të ishim të gatshëm të sakrifikonim edhe lumturinë tonë për hir të dashurisë. Ndonjëherë kjo gjë është tepër e dëmshme për zhvillimin personal. Për më tepër vitet e beqarisë konsiderohen si vitet më produktive. Më poshtë ju sjellim sipas “The Bright Side”, arsyet se të jeni ‘single’ është më mirë se të jeni në një lidhje:
1-Mund të bësh çfarëdolloj gjëje që dëshiron. Ata që kanë qenë në një lidhje për një kohë të gjatë e kuptojnë këtë më mirë se të tjerët. Ju keni lirinë tuaj dhe mund të bëni çdo gjë që doni dhe askush nuk do t’iu fajësojë për zgjedhjet tuaja.
2-Nuk sakrifikoni rehatinë. Pasi përfundoni një ditë të lodhshme në punë ju nuk keni përse filloni të ziheni apo të mendoni se çfarë do të gatuani.
3-Jeni më tërheqës. Personat në një lidhje zakonisht e lëshojnë veten e tyre duke shtuar në peshë ose duke mos mbajtur në formë ‘look-un’ e tyre. Vetmia ju jep mundësinë të fokusoheni më tepër tek vetja juaj.
4-Mbani kontakte me miqtë tuaj. Beqaria ju jep lirinë të shoqëroheni me miqtë tuaj sa herë dëshironi dhe askush nuk do t’iu bëjë moral për këtë gjë.
5-Organizoni ditën sipas dëshirës suaj. Kur jeni vetëm ju mund të skeduloni aktivitetet e ditës sipas dëshirës dhe kohës tuaj.
6-Jeni më të relaksuar. Beqaria ju jep qetësinë që ju nevojitet. Lidhja dhe ndjenjat ju bëjnë më të stresuar dhe të shqetësuar në lidhje me partnerin.
7-Jeni produktiv. Kur jeni vetëm e gjithë vëmendja juaj përqendrohet tek ju dhe puna juaj. Në vend që të rrini duke biseduar me partnerin ju fokusoheni më shumë tek puna që keni.
8-Ju keni prioritetet tuaja. Ata që janë në lidhje duhet të marrin dhe mendimin e partnerit rreth një aktiviteti që dëshirojnë të bëjnë. Ndonjëherë ata nuk bien dakort, prandaj beqaria është më e nevojshme në këtë rast.
9-Ruani energjinë tuaj. Vetmia ju ndihmon të ruani energjinë tuaj në vend që ta harxhoni atë duke u marrë me partnerin apo me zënkat me ta.
10-Keni mundësinë të kuptoni se kush jeni ju në të vërtetë. Vetmia ju jep kohën e duhur që ju të analizoni jetën dhe veten tuaj.