INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 cilësitë e femrave, të cilat meshkujt nuk u rezistojnë dot, i keni ju?

10 cilësitë e femrave, të cilat meshkujt nuk u rezistojnë dot, i keni ju?

Publikuar më: 22:29 12-09-2018

Dëshira për t'u pëlqyer nga gjinia e kundërt është e natyrshme dhe kjo është arsyeja pse vajzat që përpiqen të gjejnë përgjigjen ndaj pyetjes "Çka pëlqejnë meshkujt?"

Meshkujt nuk vënë re vetëm tiparet fizike të femrave por edhe cilësitë e karakterit të tyre.

1-Dashamirësia: Meshkujt gjithmonë e vënë re nëse një femër ka mirësi në zemrën e saj apo jo, sidomos nëse janë në një lidhje të gjatë me të. Kjo është e vërtetuar edhe shkencërisht, që veprimet e mira rrisin interesin tek meshkujt.

2-Aftësia e tyre për të dalë nga situatat e sikletshme: Meshkujt tërhiqen nga femrat natyrale si në pamje dhe në sjellje. Reagimi i femrave ndaj situatave të papritura është gjithashtu i rëndësishëm. Nëse një vajzë mund ta pranojë gabimin në vend që të përpiqet ta justifikojë ose të zemërohet, i bën meshkujt ti admirojnë.

3-Thonjtë: Mund të kishit menduar se meshkujt i urrejnë femrat kur merren aq shumë me thonjtë, por në fakt ato i vlerësojnë dhe i pëlqejnë duart e bukura dhe të kujdesura.

4-Gjendja emocionale: Sipas meshkujve, femrat më të pakëndshme janë ato me një pikëpamje negative në botë. Meshkujt duan të kenë një burim pozitiviteti në jetë, prandaj ato tërhiqen nga femra që janë të lumtura dhe të afta për të gëzuar jetën e tyre.

5-Vetëbesimi: Meshkujt pëlqejnë të komplimentojnë femrat, të cilat e dinë se i meritojnë ato fjalë.

Meshkujt pëlqejnë natyralitetin dhe sjelljen plot vetëbesim të femrave edhe kur bukuria e tyre nuk është perfekte.

6-Stili: Meshkujt mbase nuk dinë tendencat e fundit të modës, por ato pëlqejnë kur një femër vishet në mënyrë të bukur.

7-Këpucët: Ato nuk mundohen të zbulojnë se sa kanë kushtuar ato këpucë, por ato vlerësojnë rehatinë tuaj në këpucët që mbani. Takat shumë ta larta me të cilat nuk ecni dot vetëm i irritojnë meshkujt.

8-Numrin e miqve të saj: Kur një femër ka shumë miq kjo tregon se ajo ka një jetë të sajën, është e lirë dhe e mbushur me aktivitete pa u varur 24 orë nga mashkulli.

9-Çdo veshje me kurriz jashtë: Ekspozimi i kësaj pjesë të lëkurës duket shumë joshëse, femërore dhe seksi edhe pa treguar shumë.

10-Sensi i tyre i humorit: Kur përshkruani një vajzë të përsosur, gjithmonë do të gjeni një pikë të tillë si një ndjenjë e humorit. Hulumtimi provon vetëm se vajzat që mund të bëjnë shaka qesharake dhe t'i kuptojnë ato, janë më tërheqëse.

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377