“Je një aktor i dështuar, Melisa është viktima në këtë takim”, kështu u shpreh opinionisti Arjan Konomi sa i takon takimit mes Melisës dhe Atdheut.
Më tej, Arjani shtoi:
“Takimi më pa sens, më budallallëqe, me fjalë koti. Më ngjalli një neveri për shumë arsye që janë të lidhura me një çështje. E shoh neverinë te Atdheu, nuk prisja që nga ai 10 ditë pasi u puth të kishte të njëjtën sjellje me një vajzë tjetër. Të kam vlerësuar që në fillim dhe në raste të tjera. Atë ditë puthjen që bëre me Anën më pëlqeu shumë, por kur vendose të qëndroje në program, dakord e gëlltita. Por nuk të shkon një javë pas një puthje lamtumire, të dalësh me një vajzë tjetër, ta ngacmosh, ta joshësh, ta provokosh. Kur ke heshtur të kemi vlerësuar më tepër, ose ishte fallco atje ose është fallco këtu”.