INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10% e të rriturve janë alergjikë ndaj të paktën një ushqimi

10% e të rriturve janë alergjikë ndaj të paktën një ushqimi

Publikuar më: 10:10 06-01-2019

Vetëm mbi 10 për qind e të rriturve rezultojnë se kanë alergji ushqimore, por kjo shifër besohet se është dy herë më e lartë. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit amerikanë. Alergjitë e ushqimit mund të jenë kërcënuese për jetën dhe kërkojnë që personat që preken të jenë shumë të kujdesshëm me atë çfarë konsumojnë. Në vitet e fundit, numri i fëmijëve me alergji dhe intolerancë të ushqimit është rritur, duke ngritur shqetësime se fëmijët po rriten në mjedise tepër sterile. Studiuesit në Spitalin e Fëmijëve Ann & Robert H Lurie dhe në Universitetin Northwest u befasuan kur zbuluan se më shumë njerëz po zhvillojnë alergji në moshë madhore. Megjithatë, vetëm gjysma që pretendonte simptomat e alergjive ushqimore ishte diagnostikuar nga një mjek dhe vetëm një e katërta mbanin një injeksion EpiPen pasi jeta e tyre kërcënohej nga alergjitë ushqimore. Alergjitë janë të zakonshme dhe shpesh të vogla, por rreth 200 njerëz vdesin nga anafilaksi pas reagimeve të ashpra ndaj ushqimeve. Këto janë një formë e reagimit imunitar të çrregulluar që zakonisht zhvillohet gjatë fëmijërisë. Në thelb, trupi keqidentifikon një ushqim të panjohur si një patogjen siç janë bakteret e huaja  dhe fillon një sulm të gabuar. Rreth një në katër prej atyre që kanë alergji ushqimore e kanë zhvilluar atë në moshën e rritur. Ky model ishte më i zakonshëm në mesin e grave, të cilat janë të prirura për të zhvilluar alergji gjatë shtatzënisë, por duket se janë në rritje edhe tek meshkujt. Alergjia më e zakonshme te të rriturit ishte butak, të cilat njerëzit tentojnë të provojnë më vonë në jetë dhe kurrë nuk bëhen tolerante. Pjesë e sondazhit u bën  40,000 njerëz në SHBA.  Pjesëmarrësit u pyetën për atë që ata mendonin se mund të kishte shkaktuar fillimin e një alergjie.

Article Logic
Execution time: 0.0041060447692871