INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 ëndrrat e zakonshme që i kemi parë të gjithë dhe do të habiteni nga shpjegimi i tyre!

10 ëndrrat e zakonshme që i kemi parë të gjithë dhe do të habiteni nga shpjegimi i tyre!

Publikuar më: 22:19 25-09-2018

Edhe pse mbetet një mister, ëndrrat janë të pranishme gjatë gjumit. Disa nuk i mbajnë mend, disa i kujtojnë me detaje, të tjerë këmbëngulin se nuk shohin fare…Rastet kur ndeshemi me diçka apo dikë në ëndërr nuk janë aspak të rralla, ashtu sikurse shumë rendin të gjejnë kuptimet e tyre.

Në këtë pikë, kemi përsëri një kategorizim mes atyre që besojnë në ‘mesazhet’ që ato përcjellin dhe pjesës tjetër që i shpërfillin duke mos i menduar aspak. Por, kemi dëgjuar plot njerëz që lidhin situata të ndodhura në jetën reale me atë çka kanë parë si imazhe gjatë gjumit, e askush nuk mund të gjykojë nëse është e drejtë apo e gabuar. Mund të mos e keni ditur, por ekzistojnë disa ëndrra klishe, që të gjithë i kemi ndeshur një herë gjatë jetës.

Sipas shpjeguesve përkatës, kjo lidhet me karakteristika apo situata të njejta që gjenden mes njerëzve, kështu nuk keni arsye pse të shqetësoheni. Më poshtë do të gjeni të listuara dhjetë prej tyre, me shpjegimin përkatës në krah.

1. Të ndjek dikush

Është periudhë e jetës kur po ndihesh i padobishëm. Simbolizon edhe një pjesë të karakterit tuaj, që nuk doni ta pranoni.

2. Në mbytje e sipër

Jeni mbërthyer në një situatë, në të cilën nuk po i lini hapësirë vetes të gëzoni lirinë që ju takon.

3. Bllokim total!

Nëse nuk keni mundësi të lëvizni në ëndërr, do të thotë që nuk po shihni mundësitë e reja që po ju ofrohen, duke u investuar tek vështirësitë që kanë dalë para.

4. Divorci nga partneri

Mos u shqetësoni, është dëshmitare e krejt të kundërtës. Edhe pse mund të keni patur luhatje në realitet, kjo është shenjë që duheni marrëzisht.

5. Plagosja

Është koha të bëni ca llogari dhe të shqyrtoni cilat aspekte të jetës kanë kaluar në vend të dytë, kur në fakt duhet të jenë prioritete.

6. Rënia e dhëmbëve

Lidhet me pasigurinë tuaj për të marr një vendim të rëndësishëm.

7. Nuditeti në publik

Ky është një tregues karakteri, që dëshmon se të qenurit i rezervuar nuk lidhet aspak me standartet tuaja të larta.

8. Kur humbet avionin apo autobuzin

Ndoshta është koha të ndërroni horizontet, për t’u përballur kryelartë me risitë që po ju sjell jeta.

9. Një i vdekur në ëndërr

Edhe pse mund të tingëllojë tmerruese, është krejt e kundërta, sipas bordo. Kjo tregon se ditë të paqta e të lumtura do të vijnë tek ju.

10. Katastrofa natyore

Mund të jeni duke përjetuar turbulenca emocionale. Është koha të fokusoheni drejt një mënyre tjetër jetese.

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221