INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 fakte interesante që nuk i dinit më parë rreth Chanel

10 fakte interesante që nuk i dinit më parë rreth Chanel

Publikuar më: 12:54 18-07-2017

Dihet tashmë që Chanel është një nga kompanitë më të njohura dhe të dashura të modës në botë.

Por si çdo histori tjetër intriguese, edhe historia e Chanel përman një sërë detajesh për të cilat zor të kemi dëgjuar më parë.

 

Suksesi i Chanel, sigurisht i dedikohet kryesisht themelueses, Coco Chanel, por mendja e saj krijuese ishte vetëm një pjesë e historisë. Në vijim do të gjeni 10 fakte të pabesueshme për të famshmen e modës, Chanel.

1. Chanel No. 5 është parfumi më i shitur i të gjithë kohërave.

Pasi u lançua parfumi në vitin 1921, u kthye në një nga aromat më ikonë të shpikura ndonjëherë. Ishte parfumi i parë që shfaqi reklamë në Super Bowl dhe Andy Warhol e bëri të pavdekshëm më artin e tij. Sipas të dhënave të mbledhura në vitin 2014, është parfumi më i shitur i të gjithë kohërave.

2. Chanel ishte marka e parë që krijoi radhë për blerjen e manikyrit të tij.

Në vitin 1994, një artiste e makjazhit në shfaqjen e Chanel në Paris vuri re që thonjtë e një modeleje ishin të palyer dhe ajo do të ishte pjesë e një seti fotografik. Kështu që ia leu me një lapustil të zi. Më pas kërkoi që dikush t’ia shkëlqente me një nuancë tjetër. Kështu lindi edhe ngjyra e kuqe e errët e Chanel, manikyri që i bëri njerëzit të prisnin në rradhë.

3. Coco Chanel shpiku kostumin për femra.

Coco Chanel është shpesh identifikuar me femrat të veshura me pantallona dhe gjithashtu ishte stilistja e parë që i mendonte femrat të veshura me kostume. Ajo e revolucionarizoi modën për femra, që deri asokohe konsistonte në korse shtrënguese, funde të gjera dhe detaje shumë femërore.

4. Dyqani i parë i Chanel në Paris nuk ishte një butik.

Ndërkohë që shumë mund të mendojnë që historia e Chanel filloi nga krijimi i veshjeve, në fakt dyqani i parë u hap në vitin 1910 dhe kryesisht tregtonte kapele. Dyqani i parë i veshjeve u hap vetëm në vitin 1915.

5. Reputacioni i Coco Chanel mori spunto nga kapelet e saj të famshme në Paris.

Përpara se marka të bëhej e famshme në rang botëror, Coco Chanel e ndërtoi reputacionin e saj në sajë të kapeleve të famshme. Të njohura si Chanel Modes, kapelet pushtuan Parisin dhe çdo shoqëri tjetër që i kishte parë të paktën një herë.

6. Katër nga Pesë butikët e parë të Chanel u mbyllën në vitin 1945 për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1945, Chanel operonte me pesë butikë në Paris. Fatkeqësisht, po atë vit katër u mbyllën për shkak të luftës dhe vetëm një vazhdoi të shiste parfume dhe aksesorë të cilët ishin të kërkuar nga ushtarët që kalonin.

7. Këpucët me dy ngjyra të Chanel kanë për qëllim t’i tregojnë këmbët të duken më të vogla dhe shalët më të gjata.

Këpucët me dy nuanca të Chanel janë zyrtarisht ikona të modës. Por përpara vitit 1957, ky stil nuk ekzistonte. Coco Chanel punoi me këpucarin Monsieur Massaro për të prodhuar këpucët ikonë të cilat u krijuan për të kryer dy qëllime: t’i bënin këmbët të dukeshin më të vogla dhe shalët më të gjata.

8. Çanta 2.55 u emërtua sipas datës kur ishte lançuar.

Çanta ikonë e kësaj marke mund të mbartë një emërtim të çuditshëm por në fakt ajo është data e lançimit të saj: Shkurt 1955.

9. Coco Chanel nuk e zotëroi kurrë plotësisht Shtëpinë e Chanel.

Partneri i saj i biznesit, Pierre Wertheimer, mundej të përballonte vetëm 10% të zotërimeve të kompanisë por ajo kurrë nuk e zotëroi të gjithën vetë. Tani kompania zotërohet 100% nga Alain dhe Gerard Wertheimer, pasardhës të Pierre.

10. Çanta 2.55 bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë me kalimin e viteve.

Çanta 2.55 është unike dhe në fakt vlera i rritet me kalimin e e çdo viti. Duke qenë se produkti është shumë i kërkuar, Chanel ia rrit çmimin dhe nuk do t’ju sugjeronim të prisnit pasi më vonë nuk do të jeni në gjendje ta përballoni fare.

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115