INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 fakte për Masonët

10 fakte për Masonët

Publikuar më: 15:35 31-07-2017

1 – Masonët  nuk kanë aktualisht lidhje me Iluminatin

Teoritë konspirative thonë se Iluminati po kontrollon një organizatë dhe kërkon të themelojë Rendin e Ri Botëror. Duke qenë një organizatë ku figura kyçe të politikës janë anëtarë, teoricienët thonë se ky Rend po qëndron në prapaskenë dhe po i lëviz gjërat pa rënë në sy. Ndryshe nga masonët e lirë, thuhet se Iluminati është një organizatë sekrete që është kundër çdo ndikimi fetar. Origjinën e ka në Bavari në vitin 1776.

2 – Masonët  janë bërë subjekt i shumë filmave

Masonët e lirë kanë bërë kuriozë shumë njerëz të painfomuar. Busulla dhe kompasi i famshëm kanë qënë pjesë e shumë filmave në Hollivud, si Aliens, American Gangster, The Ant Bully, Kodi i Da Vincit, Domino, Ndërsa filmi “Teoria Konspirative” (1997) përmendi organizatën dhe sugjeroi se presidenti aktual është anëtar i organizatës.

3 – Gjatë regjimit të Hitlerit u vranë rreth 200 mijë masonë në kampet e përqëndrimit

Hitleri deklaroi se masonët të lidhur me hebrenjtë shkaktuan humbjen e Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore. Ai më vonë tha se masonët ndihmuan hebrenjtë dhe i çuan atje ku ata janë sot në shoqëri. Gjatë sundimit të Hitlerit në Gjermaninë Naziste, u kërkua që të gjithë masonët  të shpronësoheshin. Ata u akuzuan për krijimin e një Republike Botërore dhe së bashku me hebrenjtë u  bënë të burgosur politikë.

4 – Femrat nuk lejohen në llozhat masonike

Historikisht, gratë lejoheshin në lloza vetëm si zëvendësuese të bashkëshortëve të tyre. Në vitin 1720  masonët hartuan kushtetutën e tyre që i ndalonte gratë nga organizata, megjithatë burrat vazhdonin t’i përfshinin gratë e tyre vetëm në atë që quhej grada e tretë. Rritja e një llozhe masonike vetëm me gra nisi në Angli dhe u përhap shpejt në shumë vende të botës.

5 – Janë të përfaqësuar gjerësisht

Masoneria është një organizatë e njohur në të gjithë botën. Për të kuptuar se si anëtarësimi është përhapur në këtë nivel, duhet të kuptojmë pjesët e kësaj organizate. Trupi qeverisës i Masonerisë së Lirë është i quajtur Llozha e Madhe. Juridiksioni i saj ndodhet mbi një shtet apo një qytet. Politikat ndryshojnë sipas juridiksionit. Vepron si një njësi . Në cepin e çdo shteti apo qyteti, masoneria e lirë është e përfaqësuar gjerësisht.

6 – Simbolet e masonëve

Masoneria  ka ekzistuar që nga vitet 1400. Simbolet që përfaqësojnë organizatën  janë konceptuar jo nga ndonjë besim supersticioz, por nga praktikat e saj. Po të rikthehemi në Mesjetë, jo të gjithë mund ta lexojnë apo shkruajnë, por kushdo arrin ta njohë një simbol. Klasa punëtore janë anëtarët e parë të masonëve të lirë dhe si simbol janë përdorur mjetet artizanale.

7 – Nga 9 gjyqtarët në Gjykatën Supreme të SHBA-së në vitin 1952, 8 prej tyre ishin masonë

Një e treat e Gjykatës Supreme të SHBA-së ishte masone. Kjo nuk do të thotë asgjë. Pasi masoneria ka qenë një organizatë e themeluar prej shekujsh, dhe fakti që kërkon vend në poste të larta është diçka normale.

8 – Ceremonitë e pranimit

Ceremonitë e pranimit për t’u bërë anëtar i masonerisë variojnë nga çdo person. Nuk ka një program specifk që duhet të ndiqet dhe të bëhet sipas dëshirave të Llozhës së Madhe. Ndërsa është thënë se ceremonitë dhe ritualet janë një sekret i madh i masonerisë, askush nuk tha që ceremonitë janë të mërzitshme. Por duhen disa kritere për t’u bërë pjesë e Masonerisë.

9 – Besimi në Zot

Besimi në Zot, është një nga rregullat themelore të njohura nga Llozha e Madhe e Bashkuar e Anglisë, llozha ku ka zanafillën masoneria. Thuhet se “Besimi në një qënie supreme është kusht i anëtarësimit”. Në mesjetë, ata konsideroheshin si njerëz me moral dhe që i frikësoheshin sjelljeve të këqija.

10 – Shtrëngimi sekret i duarve

Ashtu si në ceremoninë e pranimit, masonët respektojnë shumë rituale, përfshi edhe disa shtrëngime sekrete duarsh. Ka një shtrëngim duarsh për çdo gradë në organizatë për të lejuar anëtarët të përshëndeten me njëri-tjetrin. Ka 12 lloje shtrëngime duarsh të përdorura në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0045890808105469