Shumë pak ditë na ndajnë nga vera, plazhi dhe argëtimet pafund. Në këto ditë të bukura me diell, ne duam të mendojmë vetëm për fustanet, fundet, pantallonat e shkurtra që do të mund t’i veshim shumë shpejt. Po ju a keni menduar për fustanet që duhet me patjetër t’i keni në garderobën tuaj verore? Nëse nuk i keni blerë të gjitha veshjet për sezonin, nuk ka pse të shqetësoheni. Për ju kemi disa ide veshje, kryesisht fustane nga fashion bloger e famshme Chiara Ferragni!
Chiara është një frymëzim konstant për pamjen tonë të përditshme. Siç e dini, ajo është e fiksuar me veshjet mini: në mes Los Anxhelos dhe Milanos, ajo na pëlqen të na befasojë, duke parashikuar trendet dhe duke na treguar ato që i pëlqen më së shumti. Nëpërmjet veshjeve të saj, edhe ne mund të marrim disa doza frymëzimi.
Nëse doni që të futemi nën atmosferën e verës, plazhit dhe fustaneve, le t’iu hedhim një sy fustaneve që Chiara preferon të veshë gjatë kësaj stine, ku në këtë mënyrë marrim edhe ne disa ide.