INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 fustanët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave[VIDEO]

10 fustanët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave[VIDEO]

Publikuar më: 17:26 11-02-2018

Të veshura nga princesha Lady Diana, Kate Middelton, apo nga aktore të famshme si Merlin Monroe e deri te aktoret e kohëve moderne, këto veshje kanë bërë historinë. Jo vetëm se janë fustane të veçanta por mbi të gjitha se janë më të kushtueshmit në botë. Bëhet fjalë për 10 fustane të stolisur me diamante, perla apo zwarovski. Në vendin e 10-të, fustan na Christian Dior me vlerë 100,000 dollarë. Aktorja Charlize Theron e veshi këtë fustan në festën e ndarjes së çmimeve Oskar në vitin 2013.Fustanit i janë shtuar diamante duke e çuar vlerën e tij 4 milion $. Në vendin e nëntë renditet një veshje e markës Calvin Klein me vlerën e 150,000 dollarë. Fustani i bërë nga 6. 000 perla u vesh nga modelja Lupita Nyong'o në vitin 2015. Më pas renditet një fustan nga Armani Privé me vlerë 200,000 dollarë. Cate Blanchett tronditi tapetin e kuq me këtë veshje gjatë mbrëmjes së çmimeve Oskar në vitin 2007. Veshja ishte e mbushur me kristale zwarovski. Në vend të shtatë renditet një fustan nga Victor Edelstein, me çmimin 362,424dollarë. Fustani u vesh nga princesha Diana gjatë darkës së mbajtur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Raegan më 1985. Diana vallëzoi gjatë darkës me aktorin John Travolta. Një fustan i krijuar nga Oscar de la Renta për Amal Clooney, klasifikohet si i gjashti në listën e 10 fustaneve më të shtrenjta. Fustani me kosto 380,000 dollarë u vesh në ditën e saj të dasmës. Veshja e hollë përbëhet nga dantellë franceze e punuar me dorë dhe perla. Në vend të 5-të është modeli nga Sarah Burton for Alexander Mcqueen në vlerën e 400,000 $. Fustani i dasmës së Kate Middleton u bë me porosi. Modeli po shitet edhe për dasma të tjera përrallore. Fustani, Imperial Pearl Syndicate wedding dress me koso 500,000dollarë u modelua nga Mary Joe Connolly. Veshja ka vlerën e gjysmë milion dollarë sot. Fustani me 100,000 perla u vlerësua me 100,000 dollarë në vitet 1950. Në vendin e tretë renditet një nga veshjet më ikonike e të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për modelin Givenchy me vlerë 900,000 dollarë veshur nga Audrey Hepburn. Fustan i Givenchy u shit në ankand për një milion dollarë në Nju Jork. Fustani i dytë më i shtrenjtë është modeli i John Galliano for Christian Dior me vleë 2 million$. Nicole Kidman u pagua 2 milionë dollarë për ta dhuruar këtë fustan të shkurtër të veshur prej saj në Academy Awards, në vitin 1997. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, William Travilla's Marilyn dress u shit për 5.6 million $ Fustani që Marilyn Monroe veshi në filmin "The Seven Year Itch" në viti 1955 u shit me një çmim marramendës. U shit për 5.6 milionë dollarë në një ankand në Beverly Hills në vitin 2011.

Article Logic
Execution time: 0.0039458274841309