INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 gënjeshtrat që të gjithë i kemi thënë. Mos kini turp ta pranoni!

10 gënjeshtrat që të gjithë i kemi thënë. Mos kini turp ta pranoni!

Publikuar më: 11:30 11-04-2018
Gënjeshtrat kanë një reputacion të keq.
Që të funksionojmë si shoqëri, ne duhet të jemi në gjendje t'i besojmë njëri-tjetrit. Sipas intv.al ja disa nga gënjeshtrat që të gjithë i kemi thënë dhe vazhdojmë t’i themi:
1. Dukesh bukur
Edhe pse nuk e kemi menduar vërtetë këtë gjë, edhe e kemi thënë për t’ja bërë qejfin dikujt për arsye të ndryshme. Nuk duket aq e rrezikshme si gënjeshtër, madje e kemi bërë tjetrin të ndihet mirë.
2. Nuk vij dot, jam sëmurë
Po bie shi. Ka qenë një javë e gjatë. Ish juaj do të jetë atje. Ju nuk e dini se çfarë të vishni. Këto janë arsyet e vërteta që nuk mund të ndiqni në planet e bëra. Duke gjetur këtë gënjeshtër, duket anullimi i një plani më i besueshëm.
3. Takat nuk më vrasin këmbët
Kjo është një ndër gënjeshtrat më të shpeshta që përdorin femrat. Sipas intv.al të gjitha femrat ndjejnë dhimbje kur veshin taka, por e thonë këtë gjë për të justifikuar faktin që nuk dalin dot nga shtëpia pa to.
4. Ti je i vetmi për mua
Të gjithë e dimë, që nëse një histori dashurie nuk ecën, fare mirë mund të gjeni dikë tjetër. Kjo është një gënjeshtër e cila thuhet shpesh.
5. Nuk e pashë mesazhin tënd
Në ditët e sotme, sipas intv.al  është shumë e lehtë për të lexuar një mesazh. Avancimi i teknologjisë ka bërë që ne mos të rrimë pa kontrolluar mesazhet që na vijnë.
6. Sa të bukur e ke fëmijën
Edhe pse thellë ndoshta nuk e kemi menduar këtë gjë, sërish një prindi ja kemi thënë këtë gjë për të mos e bërë të ndihet keq. Kush nuk do donte të dëgjonte që fëmijën e ka të bukur.
7. Nuk i jam i mërzitur
Njerëzit e thonë këtë gënjeshtër në shumicën e kohës. Përtojnë të thonë arsyen e vërtetë dhe preferojnë të gënjejnë.
8. Nuk e ke ti problemin, e kam unë
Shumica e njerëzve për të shmangur debatet, preferojnë ta mbajnë vetë fajin për diçka. 
9. Jam i lumtur që të pashë
Nëse takoni dikë pas shumë kohësh, ka ngelur si mënyrë e të thënit se jeni të lumtur që po takoheni. Në të vërtetë, as e keni pasur ndërmend nëse do ishit të lumtur, apo jo nëse do e shikonit këtë person.
10. Jam shumë i lumtur për ty
Le ta pranojmë, edhe kjo është një fjali që ka mbetur se duhet thënë, jo se vërtetë e ndjeni.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038528442382812