INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 gjëra që zgjojnë instiktivisht hormonet e një mashkulli që në kontaktin e parë me një femër

10 gjëra që zgjojnë instiktivisht hormonet e një mashkulli që në kontaktin e parë me një femër

Publikuar më: 15:45 13-10-2017

Thonë se ne gratë jemi të padeshifrueshme, por provoni të kuptoni meshkujt, nëse ia dilni dot. Për shembull, sa herë e keni pyetur veten: po çfarë pëlqejnë burrat tek ajo atje? Çfarë u kalon në mendje kur shohin një vajzë për herë të parë? Çfarë tërheq vëmendjen e tyre? Këmbët? Sytë? Apo diçka tjetër? Ne jemi përpjekur t’i japim një përgjigje kësaj pyetjeje, për të kuptuar se cilat janë gjërat që zgjojnë instiktivisht senset e një mashkulli në kontaktin e parë, cilat sjellje, cilat karakteristika fizike, bëjnë diferencën dhe e bëjnë një vajzë më speciale se një tjetër në sytë e një mashkulli.

Ja pra dhe "hit parada", dhjetë gjërat të cilave një mashkull nuk iu reziston dot kur takon për herë të parë një femër. Le ta nisim nga fundi për t’u ngjitur deri në pozicionin e parë. Burrat nuk bëjnë dot sikur nuk iu intereson kur një vajzë...

10. Ka një pirsing në një pjesë të trupit të cilën jo të gjithë mund ta shohin. Në kërthizë, për shembull... Pse, ku ju shkoi juve mendja?

9. Nuk vesh reçipeta. Jo të gjitha mund t’ia lejojnë vetes diçka të tillë, për të qenë të sinqertë, sepse graviteti ka ligjet e veta, por perceptimi se një vajzë nuk ka veshur të brendshme ngjall fantazi dhe pritshmëri shumë të forta në psikikën e djemve (nuk jua kanë treguar kurrë atë fantazinë në të cilët ju nuk vishni mbathje...?)

8. Ka një theks të çuditshëm. Sharmi i një femre të huaj, me gjithçka që ky term do të përfshinte brenda vetes, është një nga thirrjet më të parezistueshme të pyllit për mashkullin lokal...

7. Ka një palë këmbë kilometrike. Edhe me këto, burrat nuk mund të bëjnë asgjë; një palë këmbë që të lënë pa frymë bëjnë pikërisht atë që jua merr juve mendja: e lënë një mashkull pa frymë...

6. Pëlqen makinat e shpejta. Ka një të tillë ose deklaro se ka qejf modelet më sportive me katër rrota dhe flet për këto lloj makinash me kompetencë! Pak meshkuj i rezistojnë një tundimi të tillë...

5. Vesh zhartjerë dhe nuk e thotë. Burrat kanë një radar për këto gjëra... Zhartjerët janë në gjendje të shkaktojnë stuhi hormonale te çdo eksponent i ashtuquajtur "seks i fortë".

4. Flet lirshëm për seks me meshkujt. Dikush edhe mund të trembet (sepse meshkujve iu pëlqen të mendojnë se janë të vetmit të autorizuar të flasin për gjëra të tilla dhe mendojnë të shkretët se ne burrat nuk e bëjmë kurrë këtë) por - me të kaluar sikletin - një vajzë që nuk ka frikë të përballet me argumente të caktuara është gati e parezistueshme për pjesën më të madhe të meshkujve.

3. Ka flokët e gjatë. Floku i gjatë është një "ngacmues" i padiskutueshëm për pjesën më të madhe të meshkujve dhe në fakt, gjëja e parë që një mashkull vë re për herë të parë te një femër.

2. Pëlqen këpucët seksi dhe nuk ka frikë t’i veshë ato gjatë ditës (dhe di shumë mirë të ecë mbi taka). Këpucët me takë të hollë është një tjetër nxitës për libidon mashkullore. Jo të gjitha femrat mund t’i lejojnë vetes këto lloj këpucësh, por ka kaq shumë mundësi dhe variante për modele këpucësh sesa të veshësh gjëra të tmerreshme; justifikimi se do të ndihesh komode, nuk pi më ujë...

1. Di të shohë drejtpërdrejt në sy pa shfaqur pasiguri. Dhe kjo jo në shenjë sfide, por si shenjë e sigurisë dhe pavarësisë.

Nuk e kishim menduar kurrë se në vend të parë do të pozicionohej një sjellje dhe qendrim personaliteti, në vend të një atributi fizik. Mesa duket, meshkujt gjithmonë do të na befasojnë...

Article Logic
Execution time: 0.0042188167572021