INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 gjëra të çmendura dhe të çuditshme që tek këto vende konsiderohen normale [FOTO]

10 gjëra të çmendura dhe të çuditshme që tek këto vende konsiderohen normale [FOTO]

Publikuar më: 17:13 01-09-2018

Çdo vend ka ligje, tradita, rregulla dhe veçori specifike që mund të duken të çuditshme dhe madje tronditëse për njerëzit e kulturave të tjera. Për shembull, a e dini se gratë në Indi mund të martohen me një pemë? Le të njihemi më poshtë me 10 gjëra të tjera të çmendura:

1.Disa gra në Indi martohen me një pemë
Arsyeja për këtë traditë të çuditshme është se në astrologjinë vedike besohet se njerëzit që janë nën ndikimin e fuqishëm të Marsit nuk kanë lindur për martesa të lumtura.

fff.png

 


2. Foshnjat e sapolindura në Korenë e Jugut konsiderohen të jenë një vjeç
Përveç kësaj, besohet se një person bëhet një vit më i vjetër, jo në ditëlindjen e tyre (megjithëse festohet shumë), por në ditën e parë të Vitit të Ri. Pra, nëse një fëmijë ka lindur në ditën e 29 të muajit të 12 sipas kalendarit Hënor, do të thotë se ai do të kthehet në moshën 2 vjeç në ditën e parë të Vitit të Ri Hënor kur, në fakt, ai është vetëm disa ditë i vjetër.

4736460-19664560-02-0-1535111555-1535111597-0-1535373073-0-1535398592-1535398597-1500-1-1535398597-728-d15b7b7fcd-1535616800.jpg

 


3. Një metro kalon nëpër një bllok apartamentesh në Kinë
Duket se kjo zgjidhje është përdorur edhe në Japoni. Ndërtesa nuk është rezidenciale, pra jo e banueshme, por një ndërtesë zyre tregtare dhe është një autostradë, jo një metro.

4736510-18548510-03-0-1535111682-1535111686-1500-1-1535111686-728-e5e23a5968-1535616800.jpg

 


4. Një familje e tërë mund të ulet në një motor në Pakistan
Kjo situatë nuk është as e sigurt as e rehatshme, por mund të shihet mjaft shpesh në Pakistan dhe në shumë vende të tjera. Ndonjëherë varfëria i detyron njerëzit që të bëjnë gjëra të çuditshme dhe shpesh të rrezikshme.


5. Egjiptianët kanë një koncept krejtësisht të ndryshëm të rregullave të qarkullimit rrugor
Ju mund të ecni me makinë ku të dëshironi në Egjipt dhe nuk ka gjasa që patentën tuaj t’ua heqin. Natyrisht që do të krijosh bllokime të trafikur, situata emergjente dhe shumë rreziqe për udhëtarët që janë me biçikletë ose në këmbë. Zyrtarisht, rregullat e qarkullimit rrugor në Egjipt janë të njëjta si ato në të gjithë botën, por policët atje nuk i kushtojnë shumë vëmendje këtyre shkeljeve.


6. Njerëzit në Itali organizojnë beteja me portokalle
Çdo vit, në shkurt ose në fillim të marsit, në Itali mbahet një aktivitet ose karnavale d’Ivrea siç e quajnë edhe vetë italiantët që përfshin betejën tradicionale të portokalleve. Njerëzit hedhin portokall tek njëri-tjetri si topa borë snoëballs. Pse portokalle lind pyetja? Sipas disa historianëve, kjo betejë është simbol i një kryengritjeje popullore kundër despotizmit të zotërve, pra kundër fuqizimit të pushtetarëve dhe portokalli simbolizon gurin. Edhe pse kjo traditë nuk merr mbështetjen maksimale, numri i pjesëmarrësve të këtij festivali të pazakontë rritet vit pas viti.

4736860-image-crop-2000x1274-1535035713-728-b3bed6fb25-1535616800.jpg

 


7. Banorët e Britanisë së Madhe duhet të blejnë një licencë të veçantë për çdo televizor të vendosur në shtëpi
Kjo licencë kushton 145,50 paund në vit dhe banorët ose kanë për të blerë atë ose ta refuzojnë me një aplikim me shkrim duke shpjeguar arsyen e tyre për mos shikimin e televizorit. Përndryshe, ata mund të marrin një gjobë të madhe. Madje ata gjobiten akoma më shumë neës shohin televizor në mënyrë të pa ligjshme.


8.Nëse shkon në një kishë në Gjermani ke për të paguar një taksë të veçantë
Kjo taksë u imponohet famullitarëve të disa bashkësive fetare në Gjermani. Një tatimpagues ka të drejtë të largohet nga kisha dhe të refuzojë të paguajë taksën, për të cilën ata do të duhet të plotësojnë një njoftim të veçantë. Ata që refuzojnë të paguajnë taksën mund të shkëputen. Gjithashtu, ata mund të jenë në listën e zezë dhe nuk janë favoritë për të punuar në në disa organizata të kishës, shkolla apo spitale.


9. Banorët në Australi gjobiten nëse nuk votojnë
Australia është një vend ku njerëzit duhet të paguajnë një gjobë për mospjesëmarrje në zgjedhje. Gjoba nuk është e madhe, por sërish mbetet një dënim. Për shembull, në vitin 2010, 6,000 vetë nuk u shfaqën në zgjedhjet në Tasmania dhe secili prej tyre u gjobit 26 dollarë.


10. Në Kanada qumështi shitet në qese plastike transparente

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758