INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 gjëra të çuditshme pas të cilave çmenden meshkujt

10 gjëra të çuditshme pas të cilave çmenden meshkujt

Publikuar më: 09:29 20-07-2017

Çfarë e eksiton një mashkull? Ndonjëherë mund të jenë edhe gjëra që nuk të shkon mendja...

“Gjatë seksit, nëse flas ose nxjerr shumë zë, e fejuara e vendos dorën mbi gojën time dhe kjo gjë më eksiton edhe më shumë. Më pëlqen që ajo e di çfarë do (ose nuk do) dhe s’e ka problem të ma tregojë. ”

“Më pëlqen shumë që e dashura ime i urren pijet për vajza. Ajo zakonisht porosit ose vodka me akull, tekila ose birrë. Ka diçka shumë eksituese prej vajze të keqe kjo.”

“Kurdo që jam duke bërë ndonjë punë në kompjuter ose thjesht po luaj, ajo thjesht e ndjen që jam i uritur. Papritur, vjen me një pjatë ose një ushqim të shpejtë sikur ta kishte kuptuar sa shumë më hahej. Është e mahnitshme!"

“Më duket shumë sexy kur ajo çohet për në punë, por pastaj kthehet të rrijë edhe pak me mua.”

“Bashkëshortja ime përfshihet jashtëzakonisht në ndeshjet e futbollit. Ajo nis të bërtasë para televizorit. Dhe ndonjëherë edhe shan. Është e mrekullueshme.”

“Më duket shumë sexy kur e dashura bie të flejë pa e pastruar plotësisht make up-in dhe çohet me ca shenja të vogla të zeza poshtë syve. Ato i japin një pamje misterioze.”

“Dhe pse është fantastike kur një vajzë bën ushtrime fizike, barku me pllaka të vë në siklet. Një bark i lëmuar është shumë më tepër eksitues sepse është femëror.”

“Një herë dilja me një vajzë që vishej shumë serioze në jetën e përditshme, por një herë në kaq kohë vendoste ndonjë tatuazh fals për mua ose lyente flokët në ngjyrë të ndezur dhe kjo gjë më eksitonte shumë. Më dukej sikur shkoja me një vajzë krejt tjetër.”

“Më pëlqen shumë kur e dashura ime hyn në shtëpi pas palestrës. Ajo mendon që duket shëmtuar, por mua trupi i saj i djersitur dhe flokët e çrregulIt më duken shumë eksitues.”

“Kur një vajzë qesh gjatë aktit është gjëja më seksi, sepse unë e kuptoj që po i pëlqen. Asnjë mashkull nuk do donte dikë që është gjithmonë serioze dhe shumë sensuale.”

Article Logic
Execution time: 0.0038762092590332