INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 Gjërat që kurrë nuk duhet t’i thoni partnerit në shtrat

10 Gjërat që kurrë nuk duhet t’i thoni partnerit në shtrat

Publikuar më: 11:04 28-07-2016
Çdo çift duhet të flasë për marrëdhënien e tyre seksuale.
Në disa momente, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse një fjalë e gabuar, mund t’ju prishë punë. Ja cilat janë fjalët që nuk duhet të përdorni në shtrat, në çastet e nxehta seksuale:
 
1. Mos përmendni emrin e tij
Edhe pse mund të jeni të sigurt, për emrin e tij, sërish merrni parasysh edhe faktin se mund të gaboni. Në një moment mund të ngatërroheni pa dashur dhe çdo gjë merr fund.
 
2. Ishi im e pëlqente këtë gjë
Partneri aktual nuk ka interes si ka qenë marrëdhënia jote me ishin tuaj. Nëse e thoni këtë gjë, do e bëni xheloz, sese duket sikur ju imagjinoni seksualisht ende ish-in tuaj.
 
3. Jo në këtë mënyrë
Gjatë marrëdhënies seksuale, nuk është mirë t’ja vini në pah se nuk e dëshironi këtë gjë.  Kur të jeni në një vend tjetër. Jo në shtrat, bëjani të ditur, sepse në shtrat do humbë entuziazmi.
 
4. Ende s’ke filluar?
90% e meshkujve e kanë problem  trupin e tyre dhe sa shumë mund ta kënaqin partneren e tyre. Mos i thoni këtë gjë, pasi do e vini në presion dhe çdo gjë do shkojë keq.
 
5. Surprizë
Disa surpriza janë të këndshme, e disa jo. Bëni kujdes, sepse të papriturat janë gjithmonë të pranishme. Synimi juaj i mirë, mund t’ju kthehet në mankth më pas.
 
6. Ke nevojë të shkosh në palestër
Pesha trupore është gjëja më kryesore e të gjithëve, prandaj kujdes nga mënyra si flisni. Kurrë, mos i thoni partnerit gjatë seksit, se ke nevojë për stërvitje, që ta kesh trupin më në formë. Do prishni gjithçka.
 
7. A janë të vërtet?
Edhe pse keni kohë së bashku, mos vini në dyshim nëse gjoksi i partneres është i vërtet, apo jo.
 
8. Mos ndalo tani
Edhe pse kënaqësia nuk është e njëjtë, mos u bëni egoistë, duke i thënë të mos ndalojë. 
 
9. Duhet të bëj një telefonatë, ose të dërgoj mesazh
Ky do ishte kulmi, sepse nuk do i vini prioritet jetës suaj seksuale. Gjërat presin!
 
10. Arrite në orgazëm?
Ka disa gjëra që nuk duhet të pyesni, por kuptohen. Në këtë rast, partneri edhe mund të detyrohet t’ju gënjejë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215