INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 këshilla per meshkujt, si te keni sukses me femrat...

10 këshilla per meshkujt, si te keni sukses me femrat...

Publikuar më: 15:49 03-09-2016

1. Mos u shqetësoni

Te bukuroshet seksi bën efekt strategjia sportive. “Silluni sikur të jeni në terrenin tuaj”. Mënyra më e mirë që mos të refuzohesh nga një femër seksi, është të mos e marrësh në telefon gjithë ditën.

2. Bëje te pasigurt

Mos u bëni gjithmonë djem të dëgjueshëm të cilët në çdo thirrje janë gati, bëjeni të mendojë dhe të pyesë, me kë ishe dhe ku ishe. Bëjeni të jetë e pasigurtë dhe me të vërtetë do ta ktheni vëmendjen e saj te ju.

3. Hidhuni ne aksion

Në një rast kur një vajzë ju ka vërejtur gjatë, mos e lini të tejzgjatjet vështrimi. Një bukuroshe seksi do të kthejë kokën në një anë tjetër dhe do të kërkonte një djalë me më shumë guxim dhe ajo do ta kishte secilin që do e donte. Bëje hapin e parë dhe trego se je një djalë me vetëbesim, i dashur, djali që ajo kërkon .

4. Bëje të mundohet

Njerëzit nuk i vlerësojnë gjërat për të cilat nuk mundohen. Në fakt kështu është me vajzat të cilat i detyrojnë djemtë  t’u bien në gjunjë. Nëse bëni çdo gjë që ajo kërkon dhe i pëlqen, do ju kushtojë shumë dhe do jeni i pa vlerësuar. Bëjeni që ajo t’ju kërkojë më shumë se ju atë dhe kërkoni ndonjë shërbim të vogël që të mundohet. Sa më shumë do të mundohet, aq më shumë do t’ju vlerësojë.

5. Sa më kreativ

Femrat e bukura kanë meshkuj sa të duan. Kujdes, nëse takon një femër bukuroshe dhe seksi, bëhu kreativ dhe origjinal. Bëje të qeshë me barcoleta që nuk i dëgjon prej meshkujve të tjerë. Ftojeni për kafe në një vend ku nuk shkon përditë, por jo në çfarëdo vendi, zgjidhe pak. Vetmia krijon intimitet dhe sukses.

6. Bëhuni mashkulli  që di çfarë dëshiron

Femrat  duan djemtë që dinë çfarë duan dhe kanë plane. Për këtë arsye, kur të vini në një rast të tillë, paraprakisht mendojeni çfarë do të thoni dhe çfarë do të vendosni, mos e lejo që ajo të marrë vendime.

7. Mos kërkoni shumë

Mos bëj shumë përpjekje që të mendojë se ti do t’i kishe fshirë edhe këpucët. Djemve të tillë një femre  as nuk do t’i binin në sy. Ajo do një djalë të fortë. Takimet e para janë shumë të rëndësishme. Në fillim të ndihmojnë edhe pak gënjeshtrat, kështu që  mos i tregoni drejt se pse nuk jeni përgjigjur thirrjeve telefonike, por thoni vetëm se ke qenë i zënë. Çdo femre, gjëja e parë që do ti shkojë ndërmend është, se ti ke qenë me një vajzë tjetër dhe se ajo duhet të përpiqet më shumë që të të mbajë për vete.

8. Dëshmoju se je xhentelmen

Metoda xhentelmene është një mundësi më shumë “për ta ngritur nga tavolina”. Femrat vdesin për pak kujdes. Kështu, kujdesu të jesh në anën e makinave  gjatë rrugës, hapja derën e makinës dhe  restorantit, mbaja karrigen. Besoni, këto detaje  do ju dallojnë  99 përqind nga meshkujt e tjerë.

9. Behuni pak misteriozë

Asnjëherë mos i trego femrës gjithë jetën tënde në momentin që e ke njohur. Ajo do të largohet dhe do të mendojë se jeni i çmendur, egocentrik dhe i mërzitshëm. Bëjeni që t’ju njohë pak nga pak dhe çdo ditë të zbulojë diçka më shumë nga jeta jote. Kjo do t’i krijojë një afërsi më të madhe duke menduar se është ajo që të ka zbuluar dhe kështu do t’i shtohet dëshira për të qenë me ju.

10. Sillu mirë

Femrat seksi kanë dëshirë shumë më të madhe se femrat mesatare të kenë konkurrencë. Jepi arsye të mendojë se ka shumë femra atraktive  që ju kanë qejf. Do të shtoni kureshtjen e saj dhe do ta bëni për vete.  

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043