INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 Këshilla që duhet të ndiqni nëse doni që viti 2017 të jetë i suksesshëm

10 Këshilla që duhet të ndiqni nëse doni që viti 2017 të jetë i suksesshëm

Publikuar më: 12:04 07-12-2016
Fillimi i një viti të ri për secilin do të thotë: fillim i ri, suksese të reja dhe gjëra të reja për të realizuar. 
1. Mos prisni për ndryshimin
Nuk duhet të vendosni një datë të caktuar për të bërë një ndryshim në jetën tuaj. Intv.al shton se ajo mund të ndodhë  kur ju dëshironi, pasi jeta është gjithmonë në pritje të ndryshimeve të mira për ju.
 
2. Reflektoni
Reflektimi  ju ndihmon për të qenë më të lumtur në të ardhmen. Gjatë vitit që keni lënë pas, keni kaluar gjëra të mira dhe të këqija, prandaj mësimët që keni nxjerrë nga eksperiencat tuaja, do ju çojnë drejt suksesit për vitin që vjen.
 
3. Fshihni nga jeta juaj njerëzit negativë
Ju me kalimin e kohës e keni kuptuar se cilët janë ata persona që janë negativë në jetën tuaj. Intv.al shton se jeni në dijeni të atyre që realisht nuk e meritojnë të jenë më në jetën tuaj. Mbani pranë,vetëm ata që ju duan më shumë dhe gëzohen për suksesin tuaj.
 
4. Ëndërroni
Të ëndërosh nuk ka asgjë të keqe. Intv.al thotë se këto ëndrra jua bëjnë edhe më të qartë se çfarë dëshironi me të vërtet. Më pas ju mbetet vetëm ta realizoni atë që ëndërroni.
 
5. Besoni te vetja juaj
Një ndër gjërat që gjithësecili duhet të bëjë është të besojë te vetja e tij. Kjo mënyrë do ju ndihmojë të gjeni rrugën e duhur drejt suksesit.
 
6. Shkruani çdo sukses tuajin
Ekspertët këshillojnë se duhet të shënoni diku, sukseset tuaja. Kjo gjë do ju ndihmojë të ecni sa më shumë dhe të arrini synimet tuaja.
 
7. Jini të sjellshëm
Nëse ju kap mendjemadhësia dhe nuk respektoni tjetrin, mos prisni të keni sukses vitin e ardhshëm. Mirëkuptimi dhe sjellja e duhur me të tjerët do ju ndihmojnë që të krijoni një imazh të mirë të vetes suaj, e cila do ju çojë drejt arritjes së suksesit.
 
8. Meditoni
Merrni nga koha juaj 15 minuta çdo ditë dhe meditoni. Kjo gjë do ju ndihmojë të kthjelloheni dhe të largoni paksa edhe stresin e përditshëm.
 
9. Kujdesuni për trupin tuaj
Pamja e jashtme ka rëndësinë e saj, pasi do ju bëjë të ndiheni më të bukur. Si pasojë do ju rritet edhe vetbesimi, i cili do ju ndihmojë të keni sukses.
 
10. Festoni sukseset tuaja
Edhe nëse nuk keni dikë për të festuar, sërish bëjeni! Pas çdo arritjeje ka rëndësi si ndiheni shpirtërisht dhe mënyra më e mirë për të ndjerë kënaqësinë e suksesit është duke festuar.
 
Burmi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768