Besoni ose jo në astrologji, faktet kanë treguar se karakteristikat e shenjave të horoskopit shpesh herë rezultojnë të sakta.
Njerëzit e pasur u përkasin shenjave të tokës, pasi në gjakun e tyre ka një ambicie të pashtershme që i dërgon në majat e suksesit. Po liderët a kanë ngjashmëri në shenjat e horoskopit? Shumë artikuj nëpër mediat prestigjoze, shpesh kanë analizuar shenjat e horoskopit të liderëve botërorë, dhe jo në pak raste kanë gjetur ngjashmëri.
Kështu ne vendosëm të analizojmë pak shenjat e horoskopit të kryeministrave që kanë qeverisur Shqipërinë ndër vite. Ata janë 45, por ne zgjodhëm 10 më të njohurit, të cilët vijojnë edhe sot të jenë pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare.
A ka ngjashmëri në shenjat e tyre? Zbulojeni më poshtë:
1 – Ismail Qemali – Ai ka qenë Kryeministri i parë shqiptar, dhe ka lindur më 16 tetor 1844. Ismail Qemali i përket shenjës së Peshores, të njohur për aftësitë e tyre në udhëheqje. Peshoret janë diplomatë të shkëlqyer, dhe këtë e ka treguar edhe ai teksa i solli pavarësinë Shqipërisë, më 1912.
2 – Hasan Prishtina – Ai ka lindur më 27 shtator 1873, dhe i përket shenjës së Peshores. Siç e përmendëm Peshoret janë shenjë që kanë lindur për të udhëhequr, dhe gjithmonë i duan gjërat sipas mënyrës së tyre. Sigurisht kjo vihet re edhe në mënyrën e qeverisjes së Hasan Prishtinës.
3 – Ahmet Zogu – Mesa duket Shqipëria e ka traditë udhëheqjen prej Peshoreve, pasi edhe Ahmet Zogu i përket kësaj shenjeje. Ai ka lindur më 8 tetor 1895, dhe pushtetin e tij e zgjeroi edhe më tepër duke u shndërruar në Mbret.
4 – Enver Hoxha – Diktatori famëkeq i Shqipërisë, është po ashtu Peshore. Ai ndan të njëjtën ditëlindje me Ismail Qemalin, por ndryshe nga ai, Hoxha nuk solli lirinë por robërinë. Jo të gjithë Peshoret i përdorin aftësitë e tyre të lidershipit, për akte të mira.
5 – Mehmet Shehu – Pas vendosjes së Diktaturës në Shqipëri, ai mori postin e Kryeministrit, nën udhëheqjen e diktatorit Hoxha. Ai i përket shenjës së Bricjapit, të njohur për vendosmërinë dhe ambiciet e mëdha. Edhe Bricjapët njësoj si Peshoret janë të prirur për të drejtuar. Janë pak më shumë racionalë por shkathtësia e Peshores, shpesh ka tendencën të dominojë.
6 – Ramiz Alia – Edhe Ramiz Alia, i përkiste shenjës së Peshores. Ai e mori në dorë udhëheqjen e Shqipërisë pas vdekjes së Enver Hoxhës, ose siç mund ta quajmë nën grafmat e fundit të diktaturës. Asokohe njerëzit ishin disi më të lirë se sa nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, dhe mund të themi se këtu del ana tolerante e Peshoreve si shenjë horoskopi.
7 – Fatos Nano – Ai ishte kryeministri i Shqipërisë në vitin 1991 për tu rikthyer përsëri më 1997, dhe po ashtu në 2002. Nano ishte një njeri që nuk dorëzohej dhe me vetëbesimin e një lideri. Ai i përket shenjës së Virgjëreshës, të njohur për vendosërinë dhe cinizmin e tyre. Virgjëreshat janë perfeksioniste, dhe shumë të përqendruara te vetja, karakteristika këto që i gëzonte edhe Fatos Nano.
8 – Ilir Meta – Sot ai është Presidenti i vendit, ndërsa më 1999 mori në dorë frerët e Shqipërisë duke u zgjedhur Kryeministër. Meta i përket shenjës së Dashit. Të njohur si njerëz impulsiv dhe që nuk heqin dorë lehtë nga synimet e tyre. Ata kanë gjak lideri, falë vullnetit për të ecur përpara.
9 – Sali Berisha – Ish – kryeministri Sali Berisha, e qeverisi Shqipërinë për dy mandate, nga viti 2005 deri më 2013. Por para se të ishte kryeministër, Berisha ka qenë protagonist në shumë ngjarje në vend, duke pasur rolin e liderit. Sigurisht që kemi të bëjmë përsëri me një Peshore, ku Berisha veç karakteristikave të përmendura në këtë artikull, jo rrallë ka shfaqur karizëm, një nga anët më të njohura të Peshoreve.
10 – Edi Rama – Kryeministri aktual në Shqipëri, ndryshe nga liderët e tjerë i përket shenjës së Gaforres. Të rralla janë Gaforret që i sheh në pozicione të tilla, për shkak të karakterit të tyre të pazakontë. Të lindurit në Gaforre kanë shpirt artistik, shenjë kjo që e gëzon edhe Rama. Janë të dyjëzuar, emotiv, dhe kanë tendencën të kenë luhatje të theksuara në humor. Por duhet theksuar se kokëfortësia e gaforreve është e jashtëzakonshme aq sa i bën ato të mos njohin limite, shkruan lexo.al.