INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 llojet e femrave që do takoni në jetë para se të gjeni të duhurën!

10 llojet e femrave që do takoni në jetë para se të gjeni të duhurën!

Publikuar më: 13:36 27-08-2018

Rruga e djemve për te vajza e duhur është pak e gjatë dhe psikologia e njohur Samantha Rodman mendon se çdo vajzë mund të klasifikohet si një lloj i caktuar. Pa fyer askënd, ajo ka ndarë të gjitha gratë që meshkujt do të takojnë në jetën e tyre dhe ndahen në 10 kategori.

Te cila kategori përfshihet e dashura juaj?

1-Goca e babit

Këto goca nuk janë gati të lejojnë një njeri të dytë në jetën e tyre dhe t'i japin atij mjaft vëmendje. Pavarësisht moshës së tyre, kjo kategori e gocave ende u kërkon etërve të tyre për ndihmë gjatë gjithë kohës: ai merr telefonata nga vajza e tij në çdo situatë ku ka nevojë për ndihmë.

2-Goca e party-ve

Kjo vajzë e di përfundimisht se ku janë klubet më të mira dhe ju nuk do të mërziteni kurrë me të sepse ajo e di se çdo të thotë të veprosh.

3-Studentja e mirë

Ju mund të keni një bisedë shumë të gjatë dhe interesante me këtë vajzë. Por vetëm nëse ajo gjen kohën për të, sepse ajo është e fiksuar në studimet e saj dhe merr mësime shtesë dhe jashtë kurseve.

4-Xhelozja e çmendur

Xhelozia në çift duhet, por kur ekzagjerohet bëhet e bezdisshme.

5-Fanse e Gossip

Shumicën e kohës këto vajza dashurojnë të flasin sepse duan të tregojnë çdo gjë që dinë për njerëzit e tjerë. Kjo lloj vajze nuk u do të keqen të tjerëve, por thjesht do të flasë.

6-Vajzën që do e dojë e ëma juaj

Njerëzit zakonisht ndihen të kënaqur me këto vajza dhe mund të mendojnë madje se ajo është e duhura.

7-Vajza që shqetësohet për çdo gjë

Të shqetësohesh për lidhjen është normale, por ta ekzagjerosh është irrituese, tamam si xhelozia e tepërt.

8-Mbretëresha e dramës

Ato janë shumë emocionale dhe qimen e bëjnë tra.

9-Goca e fiksuar pas modës

Ato dinë çdo gjë rreth modës dhe ju duhet të vishni rrobat që ju sugjerojnë ato sepse me të vërtetë do dukeni bukur.

10-Bukuroshja (e Instagramit)

Një pamje e bukur është e mrekullueshme, por shumë shpejt ju mund të kuptoni se nuk keni asgjë për të folur rreth kësaj gjëje dhe kjo marrëdhënie nuk është se do të funksionojë./intv.al

 

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223