A keni menduar ndonjëherë se me sa dëshirë e vendosim alarmin e zgjimit në orën 5:00 kur shkojmë me pushime, ndërsa mëngjeset kur na duhet të punojmë e kemi aq të vështirë të çohemi nga krevati?
Të zgjohesh herët dhe me buzëqeshje do t'ju lejojë të nisni ditën me më shumë energji.
Ja disa këshilla të dobishme për të mos e urryer alarmin:
Bëjeni zgjimin më të këndshëm me mëngjesin e preferuar, kështu do të zgjoheni me më shumë dëshirë. Qumështi, kafeja, çokollata dhe frutat, që mund t’i përgatisni një natë më parë e t’i lini në frigorifer, ose buka me djathë apo salmon i tymosur do t’ju karikojnë me energji.
Sipas një studimi nga "Insituti Kombëtar i Shkencave të Përgjithshme Mjekësore", me dritë zgjohemi më lehtë. Evitoni mbylljen tërësore të grilave apo perdeve dhe lini pak hapësirë për të hyrë drita në mëngjes. Edhe nëse zgjohesh herët, dielli do të nisë të përkëdhel trupin tuaj, shenjë e një dite të re që ka nisur.
Vendoseni zilen e alarmit larg krevatit, kështu do të jeni të detyruar të çoheni. Mos e shtyni orën për më vonë (edhe 5 minuta:), vonesa është e kotë: Zgjohuni pa u menduar dy herë. Si thoni për një zile celulari që ju sjellë në humor të mirë, ose një kënge që ju bën të kërceni? Merreni në konsideratë!
Sapo të zgjoheni, hapni dritaret.
Drita dhe ajri i pastër do t’ju japin një shtysë më tepër, oksigjeni do t’ju zgjojë duke lejuar ajrosjen e dhomës së gjumit përpara se të dilni nga shtëpia. Merrni frymë thellë, kjo do t’i bëjë mirë trupit dhe shpirtit.
Si thoni për një dush?
Mbi të gjitha nëse një natë më parë ke ardhur vonë dhe je ndjerë i/e lodhur, një dush me ujë të ngrohtë do të ndihmojë të zgjohesh me më shumë energji. Nëse shton edhe një shampo me aromën e pëlqyer e një shparje me ujë të ftohtë, akoma më mirë!
Vendose zilen e alarmit më herët:
Zgjimi më herët se ç’duhet do t’ju lejojë të bëni gjithçka me më shumë qetësi dhe me më pak stres.
Para se të shkoni për të fjetur, lini çdo gjë gati: rrobat dhe gjërat në çantë që ju duhet për ditën e nesërme. Momenti i zgjimit do të jetë më pak traumatik dhe më i organizuar.
Krijoni një ritual:
Ka nga ata që preferojnë të hanë mëngjes pranë dritares ose të meditojnë gjysmë ore përpara se të shkojnë në punë: nuk ka rëndësi se çfarë por ama gjeni një gjë që ju bën të ndiheni mirë dhe në humor.
Gjendesh në një periudhë të rraskapitëse, vonohesh gjithmonë dhe dëshira për t’u çuar nga krevati është ZERO? Mundo ta konsiderosh thjesht si një moment, shkruan Anabel. Mendo për motivet e rëndësishme që të kanë shtyrë në këtë gjendje: ndoshta sezoni i provimeve, një fëmijë i vogël, reflekto sesa të rëndësishme janë për ty dhe për jetën tënde. A nuk janë? Atëherë është momenti për të menduar mbi atë që ju bën të ndiheni gjithmonë kaq të lodhur.
Fëmijët zgjohen duke bërtitur të gëzuar për ditën e re që nis: kanë dëshirë të përballen me botën dhe mezi presin orën për të bërë gjëra të reja, që vendosin ne provë kuriozitetin e tyre. Për të rriturit çdo ditë është e njëjtë me atë që kaloi dhe shpesh me më shumë detyra. Dëshira për t’u zgjuar nuk ka të bëjë vetëm me lodhjen, por është një çështje e mendjes, që e kuptojmë kur jemi me pushime, kur jemi të motivuar dhe zgjoheni me vrap.
Si thoni për bërjen e një projekti, një pune, një stili jetese që mund t’ju bëjë të çoheni nga krevati duke buzëqeshur? Merreni seriozisht diçka të tillë, shihni se çfarë mund t’ju bëjë entuziast dhe zgjimet tuaja do të jenë më të lumtura.