Pothuajse 10 mijë punëkërkues kinezë po konkurojnë për të njejtin vend pune.
Bëhet fjalë për pozicionin si punonjës zyre pranë një organizate politike. Rekrutimet në shërbim civil të Kinës filluan më 15 tetor, me më shumë se 27,000 vende të lira pune, në 120 departamente, duke tërhequr rreth 1.4 milionë aplikantë vetëm këtë vit.
Rreth 9,504 njerëz kishin shfaqur interes në pozicionin e kryetarit të zyrës së recepsionit të Partisë Demokratike të Kinës në Japoni, sipas CNN.
Ky pozicion pune i shumëkërkuar përfshin përgatitjen për konferenca, si dhe rregullimin e takimeve, eventeve dhe pritjeve. Vetëm një diplimë bachelor është e nevojshme.