Botërori duket se është drejt përfundimit por festimet në Rusi janë vetëm në fillim. Kjo për shkak se ky Botëror ka qënë mjaft I suksesshëm edhe nga ana financiare.
Kryeministri Dmitry Medvedev ka deklaurar se, buxhetit prej 9.1 miliardë eurosh për këtë turne do t’i shtohen edhe 800 milionë të tjera, për ta çuar atë në 9.965 miliardë euro.
Për sa u përket të ardhurave, parashikmet e qeveritarëve rusë përllogariten të jenë rreth 10.9 miliardë euro, që do të thotë fitim për ta, edhe pse jo në nivelet që priten, megjithatë është ende herët për të bërë vlerësimet e sakta për ndikimin e Botërorit rus në ekonomi.
Në fakt, agjencia për matjen e riskut “Moody’s”, përpara fillimit të turneut kishte deklaruar se pavarësisht rritjes së të ardhurave nga turizmi, Botërori i vitit 2018 do të kontribuojë në ekonominë ruse për një afat të shkurtër kohe.
Ato që mund të kenë përfitime në këtë aspekt priten të jenë kompanitë që veprojnë në sektorin e turizmit. Këto të fundit do të kërkojnë që të përfitojnë nga momenti për të rritur ekonominë ruse, e cila pas zhvlerësimit të monedhës rubla ra në nivelet minimale përpara Kupës së Botës.