INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 pyetjet që të gjithë prindërit duhet t'u bëjnë mësuesve kur fillon shkolla

10 pyetjet që të gjithë prindërit duhet t'u bëjnë mësuesve kur fillon shkolla

Publikuar më: 16:29 15-09-2020

Prindërit i kanë kthyer në rutinë takimet me mësuesit kur fillon fillon shkolla dhe për nevoja të ndryshme. Edhe pyetje të thjeshta të tipit “Si po shkon me mësimet im bir?” i bëjnë edhe ende pa nisur viti i ri shkollor. Gjithmonë prindërit hapin diskutime për probleme të ndryshme që shqetësojnë fëmjët e tyre çdo fillim viti, si "mirëqenia shoqërore dhe emocionale", "mësimnxënia", "shoqërizimi", personaliteti, vlerësimi dhe vetëvlerësimi etj. Në fund të të gjithave, rezultati është: ndjesia e pasigurt që i shoqëron gjithmonë prindërit - është apo jo fëmija në duar të sigurta?

Të tentosh të marrësh gjithmonë përgjigjen që do mund të jetë e vështirë, sepse, të jemi të vërtetë, edhe mësuesit kanë zhargonet e tyre të përgjigjeve. Kjo është edhe një arsye më tepër që i bën ata autoritarë (edhe ata e dinë këtë, kështu që, prindër, mos e harroni këtë fakt). Pastaj, nëse mësuesit ose drejtuesit janë të mirë në punën e tyre, me të vërtetë ka një mori ekspertizash që, sado të përpiqeni, është e vështirë për t'u përkthyer. Por nëse nuk janë, i gjithë procesi ka një ngërç, të cilin, duhet të ndihmoni që ta kaloni.

Mbani parasysh edhe diçka tjetër: kur mësuesit nisin të flasin për anët pozitive dhe negative të fëmijëve tuaj, ndoshta ju kanë dhënë edhe përgjigjen për shumë pyetje. Çfarë mund të bëhet në këtë rast? Në vend që të kërkoni udhëzime nga ata, përqëndrohuni në 10 pyetjet bazë, të cilat duhet t’ua kërkoni edukatorëve të fëmijëve tuaj para se fëmijët të nisin shkollën.

1. Cila është lista e librave që im bir duhet të lexojë këtë vit?

2. Cili është ai mësim, projekt apo aktivitet, pas të cilit fëmija im vjen i lumtur në shtëpi?

3. Cila është pika e dobët e fëmijës sim, sipas jush?

4. Në fund të muajit, sa orë duhet të shpenzojë im bir për t’u përgatitur për testet e lëndëve bazë?

5. Cila ishte masa më e rëndë disiplinore në shkollën tuaj vitin e kaluar dhe si u adresua?

6. Sa kohë duhet të pres për t’u përditësuar me ecurinë e fëmijës sim?

7. Sa shpesh do të informohem për sjelljen e fëmijës në shkollë dhe ecurinë e tij në mësime?

8. Nëse ju shkruaj një email me një pyetje, sa shpejt do të më kthehet përgjigjja?

9. Cila është gjëja më e rëndësishme që duhet të bëj unë për ta ndihmuar tim bir të arrijë rezultate të larta akademike këtë vit?

10. Cila është arma juaj më e fortë në këtë profesion?

Këto pyetje mund t’ju duken rutinë gjatë periudhës që fëmija juaj është në shkollë, por tregojnë shumë për mënyrën se si mësuesit menaxhojnë fëmijët, se si ata zbulojnë pikat e tyre të forta dhe si i edukojnë fëmijët tuaj.

Natyrisht, në komunitete të ndryshme, mund të jenë kërkesa të ndryshme, por mund të tregojnë edhe një anë të fortë të shkollës, në duart e së cilës ju keni besuar gjënë më të shtrenjtë.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561