INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 Shenja që tregojnë se partneri ka rënë në dashuri me ju

10 Shenja që tregojnë se partneri ka rënë në dashuri me ju

Publikuar më: 11:03 06-07-2016
Të jesh në një lidhje me dikë, nuk do të thotë se keni rënë në dashuri më njëri-tjetrin.
Ekspertët kanë treguar disa shenja si ta kuptoni se ai po po fillon të ndjejë dashuri për ju.
 
1. Ju dërgon lule pa ndonjë arsye
Femrat në përgjithësi i pëlqejnë shumë lulet, sidomos nëse i dërgon partneri. Nëse ai ju dërgon lule pa ndonjë rast të veçantë, kjo tregon se vërtet ka ndjenja dashurie ndaj jush.
 
2. Përpiqet t’ju kënaqë në shtrat
Ai nuk tregohet egoist, pra të kënaqë veten e tij më shumë dhe të harrojë kënaqësitë tuaja. Nëse ai përpiqet shumë t’ju kënaqë edhe ju shumë, kjo tregon se mendon shumë për ju.
 
3. Nuk e shikon celularin kur është me ju
Nëse ai nuk i kushton rëndësi celularit kur është me ju, vërtet ju vlerëson. Ai dëshiron të shijojë çdo moment me ju dhe nuk i intereson fare të merret duke folur me të tjerët në cellular.
 
4. Ju dërgon foto që ju bëjnë për të qeshur
Në internet qarkullojnë shumë foto të cilat kanë mesazhe brenda që ju bëjnë për të qeshur. Atmosfera mes jush duket se është goxha e mirë. Nëse ai mendon si t’ju bëjë për të qeshur, kjo tregon dashurinë që ka ndaj jush.
 
5. Ju merr me vete kur del me miqtë e tij
Ndoshta ju nuk ju pëlqen kjo gjë, por partneri dëshiron t’ju ketë gjithmonë pranë. Shikoni anën pozitive të kësaj gjëje, sepse ai ka ndjenja për ju.
 
6. Ju pyet nëse keni arritur mirë në shtëpi
Kur niseni për shtëpi, pasi keni dalë së bashku, ai interesohet gjithmonë nëse keni arritur mirë. Kjo tregon një kujdes të veçantë që ai ka ndaj jush.
 
7. Prish planet e tij për ju
Kjo është një ndër gjërat më fantastike që dikush mund të bëjë për ju. Fakti që ai anullon planet e tij, tregon se ndjen dashuri për ju.
 
8. Ai kupton gjendjen tuaj shpirtërore
Nëse partneri juaj  kupton si ndiheni ju, kjo është fantastike. Në këtë mënyrë ai ju mirëkupton. Nëse jeni të mërzitur, ju jep suport. 
 
9. Ju bën komplimenta edhe kur nuk dukeni bukur
Ai nuk ju bën komplementa vetëm kur dukeni bukur. Nëse ju vë në pah sa e bukur jeni, edhe kur jeni veshur thjeshtë, apo pa tualet kjo tregon se ai ju do ashtu si jeni.
 
10. Ai nuk ndryshon për ju, por e bën veten e tij më të mirë për ju
Askush nuk mund të ndryshojë, por përshtatet në mënyrën më të mirë për ju. Nëse ai bën këtë përpjekje për ju, tregon se ka filluar të bie në dashuri me ju.
 
Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598