INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 shenjat që tregojnë se ai e ka seriozisht me ju

10 shenjat që tregojnë se ai e ka seriozisht me ju

Publikuar më: 15:59 24-12-2015

Ju pyet para se të bëjë plane personale. 

Ndoshta lidhja juaj nuk është akoma në nivelin e tillë që ju të planifikoni çdo fundjavë bashkë, megjithatë ai ju pyet për planet tuaja përpara se të vendosw për një udhëtim me shokët apo me familjen e tij.

Mërzitet kur ju nuk i shkruani gjithë ditën.

 Një mesazh i tipit “Si e kalove ditën” do të thotë jo vetëm se ai ka qenë duke menduar për ju, por edhe se çfarë mund të keni bërë gjatë kësaj kohe. Ai do të dijw se çfarë ka qenë kaq e rëndësishme që nuk i keni telefonuar atij.

 Ai e merr si të mirëqenë faktin se ju do jeni pranë tij në evente të rëndësishme.

Nëse ai iu thotë “Kam një dasëm në Nëntor” është një mënyrë e veçantë për t’iu ftuar, në vend që t’iu pyesw drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se ai po e merr shumë seriozisht lidhjen tuaj.

 Ju çon në vendet e tij të preferuara.

Ai ju çon për një pije në lokalin e tij të preferuar ose në vendin ku bëjnë pizza më të mira në qytet. Kjo do të thotë se ai po ju lë të hyni në botën e tij. Akoma më mirë nëse thotë “Shpresoj të mos më presësh jashtë lokalit me një thikë në dorë pasi të ndahemi”.

 Ndjek shfaqjen tuaj të preferuar televizive.

Asnjë mashkull nuk do duronte të shihte një serial femrash për disa orë, vetëm nëse ai do të bëjw seks me ju ose do të fitojw pikë në sytë tuaj. Nëse ai nuk do e kishte seriozisht, nuk do të shpenzonte pesë orë nga koha e tij për të parë seriale të tilla me ju.

 Nuk ikën menjëherë sapo zgjohet në mëngjes.

Nëse ai ka kaluar natën në shtëpinë tuaj dhe nuk largohet menjëherë sapo është zgjuar, por pret të hajë mëngjesin me ju, kjo do të thotë shumë.

 Miqtë e tij ju kanë dërguar ftesë miqësie në Facebook.

Askush nuk do të dëshironte të kishte shok në Facebook dikë të cilit nuk i njohin ekzistencën. Kjo do të thotë se edhe miqtë i dinë qëllimet e tij serioze për ju.

 Qëndron me ju kur jeni sëmurë.

Të qëndrosh me dikë përqafuar nën një batanije nuk është gjë e këndshme për të gjithë. Nëse ai ju bën supë ndërkohë që ju rrini në kolltukë dhe ankoheni për simptomat tuaja, kjo nuk është diçka e zakonshme.

 I merr gjërat shtruar.

Ai nuk është zhdukur nga jeta tuaj nëse edhe pas takimit të tretë ju nuk keni fjetur me të. Përkundrazi preferon të bëjë një bisedë për lidhjen, ku është dhe ku doni ta çoni.

 Ai nuk përpiqet “aksidentalisht” të evitojë çdo takim me shoqërinë apo familjen tuaj.

Nëse ai do të ishte duke planifikuar ndarjen nga ju, nuk do të kujdesej për t’i lënë përshtypje të mira familjarëve apo shoqërisë suaj. Nëse atij i del nga një punë sa herë bëhet fjalë për të takuar njerëzit tuaj të afërt, kjo do të thotë se ai është i gatshëm të largohet menjëherë sapo gjërat bëhen serioze. 

Article Logic
Execution time: 0.0028150081634521