INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 shenjat që tregojnë se ai dëshiron të martohet me ju

10 shenjat që tregojnë se ai dëshiron të martohet me ju

Publikuar më: 18:40 02-04-2017

Tashmë goxha një kohë jeni në lidhje, ndiheni shkëlqyeshëm derisa jeni bashkë dhe do të dëshironit që ai t’ju dhuronte unazën e fejesës.

Mirëpo, nuk jeni të sigurta se a i bie edhe ati fare ideja e tillë në mend dhe e kuptoni që po e ngarkoni veten me këtë dilemë e cila nuk ju hiqet nga mendja.

Po ju japim listën e cila do t’ju ndihmojë që t’i eliminoni të gjitha dyshimet dhe të kuptoni që ai pa fije dyshimi dëshiron të martohet me ju.

1. Thotë fjalitë e tipit “Ti je e vetmja e cila…”
Nëse thekson se sa jeni e veçantë, duke folur që jeni e vetmja femër e cila ia ka plotësuar të gjitha pritjet e tij, apo e cila e ka bërë që të ndihet ashtu, është duke ecur në drejtimin e veshjes së rrobave të dhëndërisë!

2. Ju fton në festa familjare
Nëse ju trajton si dikë i cili ka rol të rëndësishëm në jetën e tij, do t’ju përfshijë në kremte familjare dhe do t’ju marrë me vete edhe në ngjarje të tjera të rëndësishme. Nuk do të dëshironte që familja dhe miqtë e tij të njiheshin me ju, nëse nuk do ta dëshironte lidhjen afatgjatë me ju.

3. Ju konsideron pjesë të ekipit të tij
Meshkujt e konsiderojnë karrierën pjesën më të rëndësishme të identitetit – andaj, nëse jua beson problemet e punës apo ju falënderohet për sukseset tuaja afariste, do të thotë që ju vlerëson si person të barabartë me veten. Nëse ju trajton si anëtar krenar të “ekipit” të tij, kjo do të thotë që ju ka zgjedhur për bashkudhëtare të jetës së tij.

4. Shoqërohet me njerëz të martuar
A i mbyll sytë kur merr çfarëdo ftese për dasmë? Mërmërit kur duhet të dalë me ndonjë çift bashkëshortor? Kjo do të mund të ishte shenjë që nuk është i gatshëm… Megjithatë, shumica e shokëve të tij janë të martuar, do të fillojë të ndihet si i çuditshëm dhe do të jetë shumë më i gatshëm që edhe ai të hyjë në rrethin e të martuarve.

5. Ka nevojë të madhe për prekje
Njëherë kur të vendosë që ju të jeni bashkëshortja e tij e ardhshme, prisni nga ai që do të ketë nevojë shumë më të madhe për prekje, pothuajse sikur sapo keni filluar lidhjen. Mbase do t’ju bëjë një masazh në qafë, derisa punoni apo do t’ju prekë duart derisa përgatitni ushqimin.

6. Dëshiron të jetoni së bashku
Asgjë nuk ju flet më për vendosmërinë e tij që heq dorë nga “barrikada e çmuar e mashkullit”. Nëse është i gatshëm të ndaj hapësirën e vet vullnetarisht – jo vetëm si mënyrë që të kursejë para – konsideron që jeni person i përshtatshëm për bashkëshorte. Për shumicën e beqarëve, kjo është si prova e fustanit të nusërisë, para aktit kryesor. Pikë plotësuese do të jenë nëse ai vetë e fillon këtë temë.

7. Ju propozon të hapni konto të përbashkët bankare
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me lëngjet trupore… Paraja gjithashtu është e rëndësishme për egon e mashkullit, prandaj gatishmëria e tij që të hapni konto të përbashkët bankare apo të gjeni kanakarin e përbashkët, tregon që ai dëshiron të bëjë edhe më të fuqishme lidhjen tuaj.

8. Sjellja e tij normale fillon të shndërrohet në sjellje të tepruar
Nëse tashmë një kohë jeni bashkë dhe përnjëherë ai fillon të sillet me shqetësim – sikur nxënësi kur shkon ditën e parë në shkollë – kjo mund të jetë shenjë që është i shqetësuar nga mendimi që do t’ju propozojë martesën.

9. Nuk ju drejtohet me superioritet
Çdo terapeut bashkëshortor do t’ju thotë që ndjenja që jeni në të njëjtin nivel është kyç. Pra, nëse i dashuri juaj kurrë nuk ju drejtohet me superioritet, si “urdhërdhënës” apo “me nervozizëm”, kjo është shenjë e mirë, sepse do të thotë që nuk ndihet sikur e ka futur veten në një kafaz. Gjithashtu, do të thotë që është i hapur që të ndajë jetën e tij me dikë – shkathtësitë dhe aftësitë e të cilit e bëjnë të ndihet mirë.

10. U bie tiktaku i orës prindërore
Po, po, edhe djelmoshat gjithashtu kanë orën e tyre e cila u cingëron. Edhe pse ndoshta akoma nuk janë të gatshëm të ndërrojnë pelena, shumica e meshkujve kujdesen që të mos bëhen “baba pleq”. Nëse bën shaka në llogari të fëmijëve të tij të ardhshëm, duhet ta dini që ai mendon për atë që të vendosë njëherë e përgjithmonë dhe të krijojë familje me ju.

Article Logic
Execution time: 0.0040111541748047