Francezët bien erë të keqe, nuk flasin kurrë anglisht dhe vishen si modelet e revistave fashion, kështu?
Epo, ndërsa ka pjesërisht të vërteta në klishetë dhe stereotipet, realiteti është ndonjëherë tërësisht ndryshe.
Zbuloni të vërtetën pas 10 stereotipeve të gabuara për francezët dhe mësoni nëse meshkujt titpikë francezë ekzistojnë apo jo vërtet.
1. Bien erë të keqe
Francezët janë ata që shesin shumë parfume, a nuk është kjo një provë që kundërshton pikën 1? Nuk dihet nga ka ardhur ky stereotip por për dikë që ka vizituar disa shtete, është e lehtë të kuptohet se francezët nuk bien erë më shumë se njerëz nga shtete të tjera. Ata mund të mos jenë të fiksuar pas higjienës sa ç’mund të jenë njerëzit në vend të caktuara, por është gati e rrallë të takosh francezë që bien erë të keqe. Lajm i mirë, nuk ju duhet të mbyllni hundën kur vizitoni Francën.
2. Femrat franceze nuk depilohen
Femrat franceze i kushtojnë shumë rëndësi pamjes së tyre, më shumë se femrat në vendet e tjera. Dhe depilimi konsiderohet thelbësor nga shumë prej tyre.
3. Janë përtacë
Francezët janë të njohur se janë njerëzit më përtacë në botë. Ndoshta për shkak të dashurisë së tyre për grevat. Sipas revistës “The Economist”, kanadezët bëjnë greva shumë më shumë se francezët dhe se cdo popull tjetër në botë. Por pavarësisht se janë populli me më pak orë pune në javë (35 orë në javë dhe 1453 orë në vit), ata prapë punojnë më shumë se gjermanët dhe norvegjezët për shembull.
4. Janë të pasjellshëm
Sigurisht, nëse kaloni një javë në Paris, ka mundësi të takoni edhe njerëz të pasjellshëm.
Megjithatë, ju duhet të kujtoni se Parisi është një nga qytetet më të vizituara në botë, kështu që Parizienët ndodh ndonjëherë të lodhen nga turistët. Por ka shumë të ngjarë që të takoni njerëz të këndshëm nëse vini me një mendje të hapur dhe provoni të flisni një frengjishte të thjeshtë duke thënë thjesht “bonjour” në vend “hello”. Mund të bëjë goxha diferencë. E njëjta vlen edhe për qytetet e tjera. Edhe pse dihet tashmë që zakonisht njerëzit janë më miqësorë në qytetet e vgla se sa në kryeqytete si Parisi, njerëzit janë të njjëtë kudo. Nëse ju qesh, do t’ua kthejnë buzëqeshjen.
5. Nuk flasin kurrë anglisht
Pamundshmëria për të folur anglisht në Francë, i shqetëson vazhdimisht turistët.
Ndërsa është e vërtetë se disa francezë refuzojnë të flasin gjuhë tjetër përvec frengjishtes, ka shumë të ngjarë që s’do ta keni problem të gjeni edhe anglishtfolës në zonat turistike.
Nëse jo, ju gjithmonë mud të shqiptoni fjalët anglisht me një theks francez. Kjo do të funksionojë. Sic e thamë më lart, është gjithmonë mirë ta nisni bisedën me një frengjishte bazike duke qenë se njerëzit janë më të predispozuar të flasin anglisht nëse shohin që ju përpiqeni të flisni gjuhën e tyre. Ndryshe nga sa besohet, francezët nuk refuzojnë ta flasin anglishten sepse ata urrejnë amerikanët, por sepse të flasin një gjuhë të cilën ata nuk e flasin mirë, i terrorizon. Nëse po kërkoni për anglishtfolës që t’ju ndihmojnë, të rinjtë dhe biznesmenët janë një opsion i mirë. Të parët për trend dhe të dytët për punë, tentojnë ta flasin anglishten më mirë se pjesa tjetër.
6. I urrejnë amerikanët
Francezët zakonisht nuk kanë asgjë kundër amerikanëve. Në fakt, të shkojnë në Amerikë është ëndrra e shumë të rinjve francezë. Sigurisht, shumë francezë kritikojnë politikësn amerikane por shumë prje tyre e bëjnë mjaft mirë diferencën midis qeverisë dhe njerëzve.
7. Femrat franceze vishen të gjitha sikur kanë dalë nga revista Vogue
Idea se të gjitha femrat franceze vishen mirë, është gjerësisht e hapur. Shumë prej tyre janë të interesuara për modën dhe pëlqejnë të jenë elegante, por është larg së vërtetës për disa. Pjesa më e madhe e francezëve I blejnë veshjet e tyre tek H&M dhe Zara dhe të veshin veshje të frimave si Dior apo Chanel mbetet një ëndërr për shumë prej tyre.
8. Francezët pijnë verë gjithë kohën
Kjo është e vërtetë për disa njerëz. Vera shpesh shërbehet me ushqim dhe cdo festë shkon me verë.Por ka një “etiquette’’ të detajuar për mënyrën e të pirit që ju supozohet ta ndiqni.
Të rinjtë preferojnë alkolin e lirë dhe ju rrallë mund të shihni njerëz duke pirë verë nëpër bare. Vera akoma konsiderohet një pije “class”, dicka që ju duhet ta shijoni dhe jo thjesht si një pije alkolike që ju e pini për t’u përhumbur. Ja pse nuk do të shihni njerëz duke pirë verë direkt nga shishja për shembull.
9. Francezët hanë kërmij dhe bretkosa
Sigurisht, nëse shkoni në Paris, do të shihni plot restorante që ofrojnë sa thamë më lart. Këto janë restorante turistike dhe përpiqen të përputhen me idenë që turistët kanë për ushqimin francez. Po, këto janë gjëra që francezët rrallë i hanë. Nëse jetoni me një familje franceze për disa ditë, do të shihni se francezët ndoshta hanë të njëjtin ushqim si ju.
10. Francezët ankohen gjithë kohën
Bëhen rregullisht greva në Francë. Por është e vëhstirë të thuhet nëse ndodh sepse francezët ankohen më shumë se të tjerët apo sepse ata kanë më pak frikë të luftojnë për të drejtat e tyre. Një gjë është e sigurt ama, francezët nuk kanë frikë të thonë atë që mendojnë dhe ankohen kur dicka nuk i bën të lumtur.