INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 super ushqimet kundër alergjive sezonale

10 super ushqimet kundër alergjive sezonale

Publikuar më: 11:06 02-05-2017

Nëse doni të parandaloni apo luftoni alergjitë sezonale, të cilat janë në përgjithësi prezente në çdo ndërrim stine, në këtë artikull po ju listojmë se cilat janë ushqimet që ju duhet të konsumoni.

1. Kosi
Kosi është shumë i pasur me probiotikë, të cilat kanë ndikim pozitiv jo vetëm ne sistemin dixhestiv, por veprojnë edhe kundra alergjive.

2. Mollët
Mollët janë të pasura me quercetin, një bioflavonoid që ndihmon në parandalimin e alargjive dhe rrit sistemin imunitar.

3. Luleshtrydhet
Ato janë shumë të pasura me vitaminë C dhe ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe parandalojnë alergjitë.

4. Kurkuma
Kurkuma, ose siç njihet ndryshe në vendin tonë më emrin “Shafrani i Indisë” është një ndër erëzat më të mira për shëndetin me veti të larta anti-inflamatore, duke ndihmuar kundra zhvillimit të simptomave të alergjive.

5. Farat e kungullit
Ato janë të pasura me shumë magnezium, i cili ndihmon në relaksimin e muskujve dhe përmirësimin e frymëmarrjes, duke parandaluar alergjitë sezonale.

6. Salmoni
Salmoni është shumë i pasur me acide omega-3, të cilat kanë një efekt të lartë anti-inflamator, janë kundra astmës dhe përforcojnë sistemin imunitar dhe kujtesën.

7. Hudhrat
Hudhrat kanë veti të larta anti-inflamatore dhe janë shumë të rekomandueshme sidomos në periudhën e ndërrimit të stinëve, pasi luftojnë alergjitë.

8. Patatet e ëmbla
Ato njihen për vetitë e larta anti-alergjike dhe kanë shumë vlera ushyese, prandaj rekomadohet të konsumohen sa më shumë dhe të jenë pjesë e menusë ushqimore të përditshme.

9. Agrumet
Bëhet fjalë për fruta të tilla si: limoni, portokalli, mandarina, kivi etj, të cilat janë shumë të pasura me vitaminë C dhe luftojnë e parandalojnë sëmundjet alergjike dhe virusale.

10. Çaji jeshil
Çaji jeshil ka shumë benefite për shëndetin dhe ai njihet për përfitimet që sjell edhe kundra sëmundjeve alergjike.

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426