Edhe 1 ditë na ndan nga fillimi i Kampionatit Europian dhe padyshim e gjithë vëmendja do të jetë në Francë. Nëse ekipet kombëtare do të luftojnë shumë për të fituar këtë eveniment prestigjoz, menaxherët e klubeve të futbollit do të kenë një tjetër qëllim. Skuadrat e mëdha do ti japin shansin talenteve që të tregojnë aftësitë dhe të shpërthejnë në Euro 2016, dhe duke parë “Vitrinën” e tejmbushur, menaxherët do ta kenë shumë të vështirë të zgjedhin midis futbollistëve premtues. Mirëpo prestigjozja britanike Daily Mirror ka rënditur talentët që pritet të shpërthejnë në këtë kompeticion, dhe sigurisht që në këtë listë, nuk mund të mungonte mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj.
Përvec futbollistit të Napolit, në listë janë edhe blerja më e re e Bayern, Renato Sanches, që luan me Portugalinë, Dele Alli i Anglisë, Leroy Sane i Gjermanisë, Coman i Francës, Lindelop i Suedisë, Carasco i Belgjikës, Milik i Polonise, Calhanogglu i Turqisë dhe lista mbyllet me Embolo të Zvicres.