Kanë nisur të mblidhen në Sheshin Skëndërbej edhe protestuesit e parë të cilët do t’I bashkohen protestës së opozitës që pritet të nis në orën 11:00.
Dhe disa nga simbolikat e kësaj proteste është edhe statuja e Drejtësisë me portretin e Edi Ramës, që sipas të rinjve simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.
Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj.
‘Një simbol tjetër i shpërfytyrimit të Drejtësisë nga pushteti është portreti i Ramës që ka zëvendësuar sytë e mbyllur të Drejtësisë së barabartë për të gjithë me syrin që ai i shkel krimit për ta favorizuar dhe mbrojtur atë.
Peshorja e drejtësisë, që duhet të ishte e barabartë, peshon nga mbrojtja e Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe parave të tyre të drogës, ndërsa Kushtetuta, që mbron të drejtat e qytetarëve të zakonshëm, është zhvlerësuar nga drejtësia politike e Edi Ramës’ shpjegojnë të rinjtë.