INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 të pafajshëm! Pas 19 vitesh “Hakmarrja” merr Drejtësi

10 të pafajshëm! Pas 19 vitesh “Hakmarrja” merr Drejtësi

Publikuar më: 16:04 13-02-2017

Pas rreth dy dekadash vjen vendimi i drejtësisë shqiptare për 10 antarë të “Hakmarrja për Drejtësi”. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë pafajësi për 10 anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”. Sipas vendimit të Krimeve të Rënda pafajësi është dhënë për Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Nikolin Novruzaj, Roland Shyti, Leart Shyti, Kreshnik Spahiu, Pasho Novruzaj, Gezim Gjoni, Dritan Hate.
Gjykimi ndaj tyre është bërë në mungesë pasi pothujse të gjithë janë larguar jashtë Shqipërisë pas hapjes së burgjeve ne vitin 1997 ku madje kanë fituar edhe azil politik .
Gjykimi i 10 të pandehurve të akuzuar si anëtarë të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” ka nisur që në vitin 1998. Pas 19 vitesh Krimet e Rënda kanë mundur të marrin një vendim dhe shkak për këtë janë bërë kërkesat t shumta për gjykimeve e rigjykime nga një numër i madh gjykatësish janë përfshirë në proces.
Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda, si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh. Të pandehurit janë dënuar nga gjykata shqiptare më dënime që varjojnë nga 5 vite burg deri në burgime të përjetshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105