Ka ndërruar jetë sot një nga emrat më të shquar të shkencës.
Fizikanti Stephen Hawking është ndarë nga jeta sot në moshën 76 vjeçare. Ai vdiq orët e para të kësaj të mërkure në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Cambridge thuhet në njoftimin nga familjarët e tij.
Shkencëtari i madh ka shkruar në total 115 vepra. Hawking u godit nga një sëmundje e rëndë që në moshën 21-vjeçare, sëmundje me të cilën jetoi edhe 50 vite të tjera në karrigen me rrota.
Stephen Hawking lindi më 8 janar të vitit 1942 në Oksford të Anglisë.
Më poshtë ju paraqesim 10 thëniet më të famshme të fizikantit të publikuara nga thënie.org